Bashkëshorti i ministres Xhaçka, merr  leje  nga KKT-ja për resort turistik në Dhërmi

468
Sigal

 

Denoncimi i Departamentit antikorrupsion:  Kompania  “AG.  TCC” e ish- deputetit Artan Gaçi, merr leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit, që drejtohet nga kryeministri, në konflikt të plotë  interesi, sepse gruaja e tij, është ministre e Mbrojtjes e qeverisë së Ramës

Departamenti i antikorrupsionit, aksesit në shërbime dhe transparencës në PD, ka denoncuar KKT-në se ka miratuar një leje të zhvillimit të një kompleksi turistik në Dhërmi në muajin qershor, nga një kompani e cila, sipas PD-së, është nën pronësi të ish-deputetit Artan Gaçi. I cili është njëkohësisht dhe bashkëshorti i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Por kjo bie në një konflikt të pastër interesi, duke qenë se KKT-ja funksionon pranë Këshillit të Ministrave ku bën pjesë Xhaçka, gruaja e pronarit të kompanisë. “Në rendin e ditës të datës 10.06.2020, të Këshillit Kombëtar të Territorit, në morinë e lejeve të ndërtimit për resorte e komplekse turistike, gjithnjë në favor të të “përhershmëve”, ishte parashikuar dhe miratimi i 𝒍𝒆𝒋𝒆𝒔 𝒔ë 𝒛𝒉𝒗𝒊𝒍𝒍𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒕ë 𝒌𝒐𝒎𝒑𝒍𝒆𝒌𝒔𝒊𝒕 𝒕𝒖𝒓𝒊𝒔𝒕𝒊𝒌 𝒏ë 𝑫𝒉ë𝒓𝒎𝒊, me kërkues shoqërinë “𝑨𝑮. 𝑻𝑪𝑪”, në pronësi të bashkëshortit të ministres së mbrojtjes 𝗢. 𝗫𝗵𝗸𝗮,  dhe ish -deputetit 𝗔𝗿𝘁𝗮𝗻 𝗚𝗮ç𝗶. Kujtojmë që Këshilli Kombëtar i Territorit, (KKT) është organ kolegjial që funksionon pranë Këshillit të Ministrave dhe kryesohet nga Kryeministri. Konflikti i interesit është vetëm një nga aspektet problematike të kësaj vendimmarrjeje.” – thuhet në një denoncim të këtij departamenti të PD-së, që ka publikuar edhe foto të vendimit të KKT-së.