Albcontrol si autoshkollë, 100 mln lekë të tjera për trajnim stafi

237
Sigal

 

Do derdhen 100 milionë lekë me demek mirëmbajtje aplikacioni dhe trajnim i stafit. Ky është tenderi i 3-të që Albcontrol hapi brenda 7 muajve për t’u mësuar anglisht punonjësve të saj.

 

Në Albcontrol (Shoqëria e Kontrollit të Trafikut Ajror, pronë e Ministrisë së Ekonomisë) po kthehet në shkollë trajnimesh. Muajt e fundit janë publikuar disa tenderë të firmosur nga Laureta Omeri për trajnime, që arrijnë në qindra milionë lekë.

Pa kaluar shumë dhe ja vjen trajnimi i radhës, për të cilin do të derdhen 100 milionë lekë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Mirëmbajtja vjetore e aplikacionit Integrated ëeb Briefing dhe trajnim i stafit”. Dallohet qartë se për të fshehur kërdinë që po bën për trajnimet, Laureta përfshin në emërtimin e tenderit edhe mirëmbajtje aplikacioni, për të cilin në fakt kryhen shpenzime më vete.

Sipas të dhënave, sipas gijotina fituesja e këtij tenderi është firma “Albanian Business Partner Partner”, në pronësi të Julian Demetiti. Në dokumente vihet re se firma në fjalë ka qenë e vetmja që ka paraqitur ofertë dhe Laureta Omeri e ka shpallur fituese.

Jo vetëm kaq, nga të dhënat e marra nga QKB, rezulton se objekti i kompanisë “Albanian Business Partner Partner” është mirëmbajtja e aplikacioneve dhe përmirësimi i tyre, por nuk ka asnjë licencë për këtë shërbim. Aq më pak një licencë që i jep te drejtën për trajnime në një institucion me kaq rëndësi sa është Albcontrol. E pra 100 milionë lekë Laureta po i shpenzon për  klienët të favorizuar në shkelje të ligjit.

Milionat e trajnimeve

Projekti i mësipërm është një nga shumë trajnime, që janë firmosur nga Laureta, por sërish stafi mbetet “i panxënë”. Më të fundit janë 3 trajnimet për anglisht. I pari është hapur në 13 qershor të vitit 2022 dhe kushtoi 160 mijë euro. Ai kishte si objekt “trajnim /testim anglisht ATSEP /AIS”. Asaj kohe Laureta planifikoi trajnimin për 5 ditë duke menduar që do ishte i mjaftueshëm për stafin, por nuk u ndal me kaq.

Me datë 9 tetor 2022, Albcontrol ka hapur një prokurim ku sërish kërkohej trajnim 5 ditor për stafin e saj për sjellje në raste emergjente dhe për t’iu mësuar anglisht. Por, agjentët nuk mësuan akoma anglisht. Kështu 10 ditë më parë, Albcontrol hapi një tjetër tender me objekt “trajnim /testim anglisht ATSEP /AIS”. Fondi limit i këtij tenderi është 160 mln lekë.

Ky është tenderi i 3-të që Albcontrol hapi brenda 7 muajve për t’u mësuar anglisht punonjësve të saj. Këtu lind pyetja se si Laureta punëson staf, që nuk vërtetojnë një nivel të gjuhës angleze. Kur për çdo vend pune është një nga kriteret kryesore për të punuar në Albcontrol. Këto shembuj abuzimesh shpjegojnë përse kjo shoqëri shënon humbjet më të mëdha nga të gjitha kompanitë publike!