Panariti/ Mbjelljet e tokave, nuk ka para për bujqësinë

897
Sigal

“Kjo bujqesi pa para, pa shifra…eshte pa trup dhe pa shpirt… ose thjesht bujqësi e mjerimit.”

Ish ministri i bujqësisë Edmon Panariti ka komentuar fundin e vitit bujqësor dhe përgatitjet për mbjelljet e tokave në vjeshtë. Në një status në profilin e tij në facebook Panariti ka vënë në dukje nevojën e subvencioneve që fermerët të kenë mundësi të realizojnë të gjitha proçedurat e nevojshme për mbjelljet e tokave. “Duhen para!! Shume!! Por para nuk ka!! Ku do ti gjejne bujqit dhe fermerët ato? Si dhe me se do te paguajne për naften, frezimin, diskimin, pleherimin?!”

Gjithashtu ish ministri ka vënë në dukje mungesën e vëmëndjes së shtetit ndaj bujqësisë,  duke thënë se shtetit bujqësia i intereson vetëm për “korrjen” e votave.

Statusi i plotë i Edmond Panaritit në facebook:

Ne vemendje te Akademisë së fshatrave, ose me shkurt te “Fshatit Akademik” : Gusht dhe gune!! … Viti Bujqesor rraskapites, po mbyllet dhe ne fshat po pergatiten per dimer, po nis plugimi i tokave, per mbjelljet e vjeshtes, po grumbullohet baza ushqimore per dimerimin e blegtorise.. dhe prandaj .. Duhen para!! Shume!! Por para nuk ka!! Ku do ti gjejne bujqit dhe fermerët ato? Si dhe me se do te paguajne për naften, frezimin, diskimin, pleherimin?! Dhe prej ketej shtrohet edhe pyetja “akademike”! Kur do te shperndahen parate e subvencioneve per fermeret? Sepse deri tani jane paguar vetem reklamat e xha Agros per propagande “televizive” dhe “harxhet” e burokracise se letrave. ! Apo “kryeakademiku” mendon se bujqesia eshte mesuar vetëm me fushata mbjelljeje sepse sa per parate ato do te na duhen per fushatat e “korrjeve” te votave!!Sepse, pasi i shpallim fituesit ne “karte” ashtu sic e kemi bere zakon edhe kater vitet e shkuara ne fund viti bejme “korrektim” buxheti dhe futim duart te qesja e Bujqësisë, per ta lene ate ne fund me gisht ne goje.. Me që ra fjala, cfarë mendon “fshati akademik” për zhdukjen e Drejtorive te Bujqesise,të sherbimit te mbrojtjes se bimeve dhe atij veterinar? Kush do ti mbroje bimet dhe kafshet nga infeksionet? Kush do ti keshilloje fermeret per mbjelljet, trajtimin e kulturave?! Kush!!!!.. Kush do ti vjele dhe perpunoje te dhenat statistikore te Bujqësisë,nga prodhimi dhe perpunimi deri te mbjelljet, siperfaqet, kreret e bagetise, pa te cilat harroji fondet evropiane dhe pagesat direkte te cilat lidhen me to? Kush? Apo si kemi problem shifrat se ato i “fabrikojne ” sipas” porositesit” burokratet, neper tabela “excel” nga kompjuteri i kryeakademikut. Kjo bujqesi pa para, pa shifra…eshte pa trup dhe pa shpirt… ose thjesht bujqësi e mjerimit.