Tragjedia në Xhenova/ Familjarët e viktimave do të bojkotojnë funeralin e shtetit

664
Sigal

Disa nga familjet e personave të mbetur të vrarë nga shembja e urës në Xhenova kanë vendosur të bojkotojnë funeralin shtetëror që do të mbahet të shtunën , pasi ata  pretendojnë se tragjedia ndodhi  për shkak të neglizhencës së shtetit Italian.

Sipas disa gazetave italiane, një studim i realizuar nga operatorët e autostradave italiane në vitin 2017 kishte paralajmëruar  për gjendjen jo të sigurtë të kabllove të betonit që mbanin urën. Gjithashtu një studim i kryer nga inxhinierë të universitetit politeknik të Milanos në nëntor të 2017 pretendonte se shtyllat mbajtëse reagonin në mënyrë jo të sigurtë ndaj vibrimeve të ndryshme dhe kjo gjë kërkonte investigim të mëtejshëm.

Funerali i ditës së shtunë do të drejtohet nga kryepeshkopi i Xhenovas,dhe do të marrin pjesë presidenti i republikës Serxho Matarela dhe kryeministri Xhuzepe Konte, ndërsa familjarët e viktimave do të mbajnë funerale private në shenjë proteste.

Sipas shifrave zyrtare 38 persona mbetën të vrarë dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur nga shembja e urës Morandi në Xhenova.

Gazeta Telegraf