Gjendet i vdekur 66-vjeçari në Prishtinë

168
Sigal

Një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 13:30 në rrugën “Murat Mehmeti” në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. Ajo ka treguar se policia në koordinim me prokurorinë ka filluar hetimin për rastin

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën “Murat Mehmeti” në Prishtinë.

Me të marrë informatën policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima mashkull  66 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë rast”, ka thënë Ahmeti.