Gruaja dhe fëmijët iu mbytën në Bunë/ Në gjendje të rënduar psikologjike, Erdgys Arrazi “kyç” gojën para togave të zeza, çfarë ndodhi sot në gjyq

14
Sigal

Erdgys Arrazi, është paraqitur në gjykatën e Shkodrës, në kushte të rënduara psikologjike dhe nuk ka folur para trupës gjyqësore. Pala mbrojtëse ka kërkuar në gjykatë ndalimin e paligjshëm, pasi ky shtetas nuk paraqet rrezikshmëri dhe nuk përben asnjë të dhënë për t’u larguar nga vendi.

Nga ana tjetër avokati mbrojtës ka paraqitur në gjykatë dokumentin mjeko-ligjor, ku Alma Arrazi kishte probleme psikologjike.

Kërkesa e palës mbrojtëse nuk është marrë në konsideratë nga gjykata, e cila ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg. Prokuroria ka depozituar dosjen me akuzën për shkaktim të vetëvrasjes.