27 bashkitë që nxorën në ankand pronat e qytetarëve në lojë “MicroCredit Albania”

14
Sigal

Disa muaj më parë Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, dërguan në SPAK një kallëzim alarmues për nga përmbajtja dhe numri i qytetarëve të vendit tonë që përfshin nga ky mega-skandal me “Micro Credit”

“Bëhet fjalë për një prej veprimtarive kriminale më të rënda të ndodhura vitet e fundit, filluar në vitin 2016, që nëse nuk ndalet sot, do përhapet me shpejtësi gangrenizimi të pashërueshme në gjithë shoqërinë shqiptare. Pasojat e kësaj veprimtarie prekin një pjesë të mirë të popullatës në të gjithë vendin”,  thuhej në kallëzim e bërë nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.

Sipas dosjeve së dorëzuar në SPAK të akuzuarit ishin persona mes të cilëve, përmbarues, ish-përmbarues, vlerësues të pasurive të paluajtshme, përfaqësues ligjorë dhe ortakë të institucioneve financiare jo-banka, si dhe persona të lidhur me ta.

Materiali kallëzues drejtuar SPAK, shoqërohej me një dokumentacion provues me rreth 15 000 dokumente dhe akte.

Provat shkresore tregojnë se në 27 bashki të vendit janë zhvilluar mbi një mijë ankande fiktive ku qytetarëve u janë marrë apo grabitur pronat nga “Micro Credit Albania” ose “Final”, me metodën online pranë drejtorive vendore të Kadastrës.  Nga komunikimet me bashkitë në gjithë territorin përllogaritet që janë shpallur mbi 4 000 ankande fiktive pronash dhe pasurish të paluajtshme”, thuhej njoftimin e Dhomës së Përmbaruesve.

Apartamente, dyqane, magazina dhe toka ndërtimi në Tiranë janë nxjerrë në ankand me çmime të pabesueshme. Të gjitha ankandet e treta kanë përfunduar të shpallen për shitje nën 10 mije euro. E njëjta shifër shihet për pronat në Durrës, Elbasan, Korçë si edhe për toka dhe troje në bregdet.

Nëse skema e “shitjes” me ankande fiktive do zbardhet nga SPAK si e vërtetë, kjo do rezultonte si një nga mashtrimet më të mëdha financiare në Shqipëri, pas atij të firmave piramidale. Skema e mashtrimit të mijera qytetarave me mikrokredi nuk është e re. Ajo është cekur disa herë në media vitet e fundit, duke identifikuar edhe persona dhe firma konkrete, si MCA, ADCA, FINAL etj.

Dhoma Kombëtare në deklaraten e saj theksonte se kjo skemë “prej vitesh ka atrofizuar jetesën e mijëra familjeve shqiptare, kjo nën trysninë e pashpirt të Shërbimit të Përmbarimit Mikrofinanciar dhe që prej 10 muajsh të këtij viti, po gllabëron pa asnjë skrupull moral e ligjor- pronat dhe pasuritë e paluajtshme të familjeve shqiptare.”

Rasti i qytetarit Pëllumb Mema, i cili nuk ishte në dijeni se banesa e tij ishte marrë nga “Micro Credit Albania” për një detyrim prej 500 mijë lekësh. Qytetari nuk ishte lajmëruar se banesën e kishin nxjerrë në ankand dhe e kishin shitur.

“C’thua? Si mund të merret shtëpia për një detyrim 500 mijë lekë dhe pa më njoftuar. Aq më tepër që unë kam bërë dhe marrëveshje me kreditorët. Nuk ka mundësi. Duhet të jetë ndonjë gabim”- përsëriste”, shprehej Pëllumbi i habitur.

Hetimet që dërguan në dyert e SPAK përmbaruesit që bashkëpunonin me Micro Credit Albania

Prokurori i Tiranës, Leonard Filopati i cili ka zhvilluar hetime për këtë bandë që po zhvat qytetarët shqiptarë dhe po u merr pronat për kredi që nisi nga 50 mijë lekë të vjetra, në bashkëpunim me disa segmente shtetërore. Madje, ka raste kur viktimat nuk figurojnë të kenë marrë fare kredi.

Filopati ka konstatuar gjatë punës së tij se çështja e mashtrimit dhe tjetërsimit të pronave përmes kredive, përmban elementët e një grupi të strukturuar kriminal, ku të përfshirë janë jo vetëm drejtues të shoqërisë “Micro Credit Albania” dhe “Final”, por dhe një zinxhir përmbaruesish privatë.

Sipas Prokurorisë së Tiranës shtrihen deri tek zyrtarët e Bankës së Shqipërisë, të cilët duke “Shpërdoruar detyrën” kanë sjellë masa të parikuperueshme për jetën dhe pronat e mijëra personave.

Dosja që ka mbërritur në SPAK ka emrat e shtatë përmbaruesve privatë dhe dy kompanive të “Micro Credit Albania” dhe “Final”, të cilët rezultojnë dhe në një shkresë zyrtare që ka përpiluar Ministria e Drejtësisë, ku në dijeni ka vënë Altin Dumanin dhe Edi Ramën.

Bëhet fjalë për përmbaruesit Lefter Cenaj, Helidon Xhindi, Fatos Alimadhi, Saimir Dogjani, Astrit Kaptelli, Rrok Deda dhe Altin Vako.

Do marr fëmijët, do largohem nga vendi”, qytetarja për median Zëri kërcënohem nga përmbaruesit për kredinë.

Këto emra përmbaruesish kanë punuar për llogari të “Micro Credit Albania” që kontrollet nga çifti Olsi dhe Elda Ibro me administrator Andis Gjoka, dhe “Final” që kontrollohet nga emra të tjerë të njohur për prokurorinë, si Arben Meskuti dhe Vasil Bakallbashi.

“Skandali i Microcredive dëshmon lejimin e Bankës së Shqipërisë në grabitjen e parave të shqiptarëve”

Janë qindra praktika ekzekutimi që janë kryer brenda një dite, të cilat siç thotë prokuroria, bëjnë fjalë për ankande të zhvilluara në mënyrë fiktive duke u marrë pronën qytetarëve të ndryshëm që kishin aplikuar dhe marrë shuma të vogla kredie.

Prokuroria e Posaçme pritet që të regjistrojë procedimin penal mbi dosjen dhe materialet konkrete që ka mbledhur prokurori Leonard Filopati gjatë hetimeve të tij disa mujore, për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Mospagim taksash”, “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.

Banka e Shqipërisë dhe Guvernatori Gent Sejko u kujtuan në fund të vitit 2023 për skandalin që po ndodhte me MicroCreditë. Guvernatori Sejko mori masë jo shfuqizimin e Micro Credit Albania por revokim, ky vendim la të hapur mundësinë e institucionit financiar mbledhjen e portofolit të kredive ekzistuese.

MCA është një institucion financiar jo bankar  licensuar nga Banka e Shqipërisë. Edhe institucioni qendror i bankave  pretendon se ushtron kontrolle mbi MCA, por faktet nxjerrin zbuluar të kundërtën.

Si ka funksionuar kjo skemë?

Institucioni Micro Credit Albania ka blerë një pjesë të portofolit të kredive të humbura nga bankat e nivelit të dytë. Fillimisht nisi bllokimin e pasurive të patundshme dhe i detyronte të merrnin kredi pranë saj me interesa shumë të larta.

Pas blerjes së kredive nga bankat, Micro Credit ka ngarkuar të tjera kosto mbi debitorët. Disa prej tyre kanë lidhur marrëveshje dhe kanë paguar para shtesë me këste, por për shumë kostot janë rritur aq shumë saqë kredia nuk mbaron asnjëherë.