Shkollat pa internet, por AKSHI paguan me taksat tona 80 mijë euro një klasë laboratorike

14
Sigal

Dalin pagesat: Si i ‘gllabëruan’ Mirlinda Karçanaj dhe Albascan miliona euro për laboratorët smart në shkolla

 

Një anketë e realizuar nga UNDP arrinte në përfundim se mësuesit shqiptare nuk dinë të përdorin teknologjinë. Sipas raportit nga 800 mësues, 65% e tyre nuk integronin teknologjinë gjatë mësimdhënies.

Paratë e taksapaguesve po shpërdorohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila ka centralizuar çdo investim në sektorin IT. Në këtë kuadër, drejtoresha Mirlinda Karçanaj nuk ka kursyer as një sistem të rëndësishëm siç është Arsimi, i cili i ka laboratorët në situatën më të keqe.

Një hetim i SPAK ka çuar prokurorët në zyrat e AKSHI-t, ku në sitë do kalojë tenderi për laboratorët SMART në shkollat 9 vjeçare.Me një fond limit prej 1.66 miliardë lekësh ose 16.5 milionë euro, tenderi, kriteret e të cilit u ndryshuan në rrethana të paqarta  nga AKSHI,  parashikon pajisjen e rreth 216 shkollave në rang vendi me klasa laboratorike.

Këto klasa duhet të kishin gjithsej 14-19 laptopë dhe pajisje të tjera për nxënësit, me kosto 80 mijë euro për çdo klasë. Një çmim jashtëzakonisht i fryrë, duke marrë parasysh kostot e tregut.Nga përllogaritje del se duhen 80 mijë për një klase, ose mbi 4 mijë euro për një lap top.

1. Historiku, si fitoi kompania me vlerën më të lartë

Në garë për tenderin ishin “Sineteza” në bashkëpunim me “Fredi elektronik”, të cilat të dyja bashkë kanë kërkuar 229 milionë lekë ose 1 milion e 909 mijë euro për të realizuar kontratën. Një tjetër subjekt ka qenë “PC store” me ofertë 262 milionë lekë ose 2.1 milionë euro, por fituese ka dalë “Albascan” që kërkoi më shumë para sesa oferta më e ulët. Pra tenderi u fitua nga kompania Albascan, që deri në vitin 2017 kishte një xhiro të papërfillshme. Kompania u krijua në shkurt të vitit 2017 nga dy ortakë,. Të dy këta aksionerë zotëronin nga 50 për qind të aksioneve. Gjatë kohës që ishte në pronësinë e tyre kompania mbeti një biznes i vogël me xhiro të papërfillshme.Albascan vjen paketë më Advanced Business Solutions. Kjo e fundit është denoncuar publikisht nga opozita si kompani e lidhur me njerëz shumë të afërt tee qeverisë.

Së fundmi janë publikuar nga Open Data edhe shifrat për vitin 2023 dhe 2024. Në 15 nëntor 2023, kompania ka përfituar një vlerë prej 121 milionë lekësh, ndërsa përfitimi i fundit është në janar të këtij viti me vlerën një miliardë e 104 milionë lekësh.

16.5 milionë euro tender që në klasa të jenë nga 14 lap top deri në 19 lap top dhe nga përllogaritje del se duhen 80 mijë për një klase, ose mbi 4 mijë euro për një lap top. Një çmim jashtëzakonisht i fryrë, duke marrë parasysh kostot e tregut.

2. 65% e mësuesve nuk e përdorin teknologjinë në mësimdhënie

Teknologjia digjitale përdoret shumë pak në procesin e mësimdhënies në Shqipëri. Përdorimi i teknologjisë digjitale në shkollat shqiptare është i kufizuar.Këtë nxjerr në pah një anketë e UNDP me 800 mësues, sipas së cilës 65% e tyre nuk e integrojnë teknologjinë në procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit. Në raport, UNDP, programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim evidenton nevojën e trajnimit të mësuesve për zhvillimin e aftësive digjitale, për të kuptuar më mirë sesi përdoret teknologjia për qëllime mësimore.Madje flitet se në shumë shkolla mësuesit po punojnë me mjetet e tyre marrin kompjuterët personal dhe zhvendosen në ambiente të ndryshme ku u mundësohet internet për ta mbyllur në kohë vlerësimin për nxënësit përkatës, që erdhi si pasojë e  Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Pararsimor me aplikacionin SMIP, një risi e prezantuar nga Ministria e Arsimit që prej muajit janar 2022  me qëllimin e koordinimit të marrëdhënies mësues-prind-fëmijë .

Sipas të dhënave të publikuara nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal vetëm 4.8% e shkollave në Shqipëri kishin internet në vitin 2018.Përtej reklamës që i bëhet nismës së klasave inteligjente në Tiranë dhe në rrethe, janë vetë nxënësit dhe mësuesit, të cilët me dëshpërim e shohin këtë nismë vetëm si një mundësi të mirë për të bërë propagandë.