Azgan Mërnica pranon vrasjen e efektivit të forcave “Shqiponja”: Po unë e vrava!

24
Sigal

Azgan Mënrica, autori 23-vjeçar ka pranuar vrasjen e policit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenaliaj të ndodhur tre ditë më parë në Fier.

“Po unë e vrava”, raportohet të ketë dëshmuar Mënrica pas dorëzimit mbrëmjen e së mërkurës. Kështu ai ka pranuar autorësinë e krimit.

Mërnica u dorëzua nga presioni i ushtruar ndaj tij dhe familjarëve të tij nga policia. Ai ka qëndruar në Dërmenas dhe nuk dihet nëse ka qenë në ndonjë banesë të braktisur apo te familjarët e tij. Ai ishte shpallur në kërkim prej tre ditësh nga policia, pasi u arratis nga vendi ku ndodhi ngjarja, në fshatin Baltëz të Fierit.

Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çasti me 23-vjeçarin Azgan Mërnica. Konflikti dyshohet se ka nisur për një kalim me makinë në rrugët e ngushta të fshatit. Prokuroria e Fierit ka nisur procedimin penal për vrasjen e efektivit të forcave “Shqiponja” Novruz Cenalia dy ditë më parë nga Azgan Mërnica. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se procedimi penal nisi për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.