Universitetet mesazh ultimativ: Në auditor vetëm të vaksinuarit. Studentët, bojkot dhe protesta si në 2018-ën

316
Sigal

Universiteteve mesazh ultimativ: Në auditor vetëm studentët e vaksinuar

Studentët: Do bojkotojmë mësimin dhe do nisin protestat si në 2018-ën

 

Pas vendimit zyrtar se procesi mësimor në universitete do të niste me 11 tetor, dy ditë më parë u lajmërua se ai do të shtyhej deri më 18 tetor. Shtyrja e mësimit nga Ministria e Arsimit u bë me arsyetimin që studentët të kenë me shumë kohë për t’u vaksinuar masivisht nga data 11-17 tetor dhe për të qenë të pranishëm në auditore.Në rrjetet sociale studentët kanë adresuar problemet e tyre tek portali “Studentët denoncojnë”. Universitetet në Tiranë u kanë dërguar një mesazh ultimativ dhe iu është thënë studentëve se të gjithë ata që nuk janë vaksinuar nuk do të lejohen në auditor dhe as nuk do të mund të kryejnë mësimin online. Poshtë kësaj fotoje kanë vërshuar komentet e studentëve të cilët e cilësojnë një presion të pastër që ata të vaksinohen dhe pa dëshirën e tyre duke i privuar nga mundësia për të marrë pjesë në proces mësimor.Një student thotë:” Do të çohemi në protestë si në 2018-ën, nëse vijojnë kështu”.Vaksinimi masiv i studentëve ka hasur në shumë kundërshti dhe deri më tani janë kryer dhe protesta dhe diskutime ku një pjesë e konsiderueshme e tyre janë skeptikë dhe nuk duan të vaksinohen.Vetëm e 8% e tyre janë vaksinuar dhe 92% nuk e kanë bërë vaksinën, madje thuhet se dhe një pjesë e atyre që rezultojnë të vaksinuar e kanë siguruar nga të afërm në familje, që punojnë në spitale si vërtetim.” Një ndër deklaratat e shumta ishte:” Do japim 50 mijëshen dhe do e sigurojmë falce”.