Kryetarja e Kuvendit/ Lindita Nikolla flet për situatën e rëndë energjitike, rritjen e cmimeve, zgjatjen e vetingut dhe Berishën

263
Sigal

Ja qëndrimi im për çmimet, vetingun dhe krizën energjitike

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla është prononcuar dje, për çështje tejet të ndjeshme për opinionin publik. Ajo u ndal veçanërisht në rritjen e çmimeve, për procesin e rëndësishëm të Reformës Zgjedhore, Vetingun, si dhe për krizën energjetike.

Rritja e çmimeve nuk ndikon njësoj si te unë, si te një tjetër

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme tha se Parlamenti dhe seancat do i kthehen normalitetit me prani fizike të deputetëve apo ministrave dhe se media do të jetë e pranishme dhe do të ketë një minutazh të caktuar për praninë e kamerave. A e ndjeni ju si konsumatore rritjen e çmimit të energjisë dhe bukës? Nikolla u përgjigj duke thënë se shkalla e ndikimit krahasuar me një familje të thjeshtë është e ndryshme por që do bëjë të pamundurën për tu përgjigjur ndaj kësaj krize e cila do menaxhohet dhe nga qeveria. Sigurisht që shkalla e ndikimit ndryshon, nuk është njëlloj si te unë apo te një familje e varfër. Unë jam besimplotë qe qeveria që ka detyre per të menaxhuar këtë situatë globale do të jetë në lartësinë e detyrës, unë do bëj të pamundurën që t’i përgjigjem sa më mirë kësaj situate.

A është Berisha deputet i PD?

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se ish-Kryeministri Sali Berisha, bazuar në rregulloren e Kuvendit, është deputet, pa grup parlamentar. Nikolla tha se pavarësisht se një deputet, në deklaratën personale, nënshkruan se i përket një grupi parlamentar, janë kryetarët e Grupeve Parlamentare që listojnë emrat që përfshihen në përbërjen e grupit. Nikolla tha se në rastin konkret, Berisha është deputet, pa grup parlamentar, ashtu sikundër në Kuvendin e Shqipërisë janë 8 deputetë në total.


Zgjatja e vetingut në kundërshtim me Komisionin e Venecias? Nuk do të marrim asnjë nismë të njëanshme pa ShBA-të dhe BE-në

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, gjatë një konference për media ditën e sotme,(djeshme) u pyet nëse shtyrja e afatit të organeve të vetingut bie ndesh me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Në fjalën e saj Nikolla u përgjigj se një konstatim i tillë është i vërtetë, Kryetarja e Kuvendit theksoi gjithashtu se çdo nismë që do të ndërmerret për zgjatjen e afateve të vetingut nuk do të jetë e njëanshme, por do të jetë në konsultim me partnerët ndërkombëtarë, si ShBA dhe BE.“Është e vërtetë që është dhënë një rekomandim i tillë. Ne kemi, dhe unë kam vullnetin për të ecur në drejtimin e duhur që kanë përcaktuar arkitektët e reformës në drejtësi”,- tha Nikolla.