Organizata AIS e njohur si OpenDataAlbania dëshiron të ndajë me Ju shqetësimin dhe nevojën për ndihmë sa i takon ngritjes së fondeve dhe mbështetjen me grant për të mos rrezikuar mbylljen e një databaza me impakt në transparencës, llogaridhënie, aktivizëm dhe Antikorruspion.
Databaza Transaksione Thesari është një nga Instrumentet më të Rëndësishme për Transparencë, Mirëqeverisje dhe Antikorruspion. Përmes Open Spending Albania qytetarët kuptojnë se si shpenzohen paratë e taksapaguesve. OpenSpending zbardh dhe bën të aksesueshme çdo pagesë nga Institucionet Buxhetore drejt klientëve nga 2012 e në vijim. Gazetarët dhe Aktivistët më të guximshëm në vend përdorin të dhënat e Thesarit për të denoncuar raste keqpërdorimi, korruspsioni, klientelizmi dhe konflikti interesi.