Në koridoret e selisë blu së Partisë Demokratike kanë filluar të qarkullojnë emrat e atyre që do të jenë drejtuesit politik të qarqeve të cilët do të kenë një peshë të madhë për fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm
Ndërsa duhet edhe një vit nga zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Shqipëri në 2025 duket se demokratët po riformatohen për tu bërë gati për organizmin e tyre të plotë gjatë fushatës për zgjedhjet e ardhshme. Në koridoret e selisë blu së Partisë Demokratike kanë filluar të qarkullojnë emrat e atyre që do të jenë drejtuesit politik të qarqeve të cilët do të kenë një peshë të madhë për fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Për qarkun e Lezhës duket se “beteja” për të qënë në krye të këtij qarku do të jetë mes Gjin Gjonit dhe Agron Gjekmarkaj. Një tjetër sfidë mes dy emrave do të duket edhe në qarkun e Vlorës ku emrat pretendentë për të qënë në krye të demokratëve për këtë qark janë mes Ina Zhupës dhe Besnik Leskajt. Edhe në qytetin e Durrësit duket se gara për të marrë drejtimin e qarkut do të jetë sfiduese për dy emrat të lakuar për drejtimin e këtij qarku që janë konkretisht Oerd Bylykbashi dhe Igli Cara por edhe ai i Gazment Bardhit. Ish-Kandidati i demokratëve për kryeqytetin në 2023 Belind Këlliçi duket se do të jetë në krye të qarkut të Elbasanit, qark i cili deri më tani drejtohej nga Luçiano Boçi i cili pas një periudhe të gjatë nga ky qarku duket se do tjetë drejt largimit për një ndër qarqet më të rëndësishme të veriut të Shqipërisë. Zërat flasin për një caktim të mundshëm të tij në drejtimin politik të qarkut të Shkodrës. Në Berat emri i drejtuesit të demokratëve për qarkun duket se do të jetë Eno Bozdo. Në Dibër nuk pritet ndryshim, ku emri i vetëm që lakohet është ai i Xhelal Mziut. Në Has dhe në Tropojë emri i drejtuesit të demokratëve do të jetë ai i Isuf Çelës ndërsa në Kukës pritet të jetë Flamur Hoxha. Emri i Ervin Salianjit duket se ënshtë emri i mundshëm i kandidimit të demokratëve për drejtues qarku në Korçë. Emri i Saimir Korreshi pritet të jetë emri i drejtuesit të mundshëm për zonën Lushnjë- Divjakë ndërsa emri i demokratit Luan Baçi shihet më i mundshëm në zonën Patos, Mallakastër. Në kryeqytet do tjetë edhe numri më i madh i drejtuesve politik të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 2025. Mes emrave të mundshëm shihen Flamur Noka, Albana Vokshi, Dhurata Çupi.