Alban Xhaferri dhe Evelina Qirjako, pasi kanë joshur disa institucione ligjzbatuese dhe kontrolli, kanë nisur aksionin e ‘mashtrimit’ mbarëkombëtar nëpërmjet kompanive imobilare

Ja provat me agjencinë imobilare ‘Vero Home’, që po zëvendëson “Suden dhe Rrapushin”, duke  shpërndarë fletushka mashtruese për qytetarët, se gjoja ambientet e Kullës Alban Tower janë të HIPOTEKUARA.

Ka kohë që pronari i tokës mbi të cilën shoqëria ndërtuese “Al&GI” Shpk me ndërtues Alban Xhaferri dhe projektues Marco Casamonti që po ndërton “Kullën Alban Tower” në qëndër të Tiranës, i është drejtuar kryeministrit Rama, Bashkisë Tiranë, audituesve të krimit ekonomiko-financiar, KLSH-së, ASHK-së, policive bashkiake e ndërtimore, IKMT-së, Shërbimeve të Mbrojtës nga Zjarri, Sizmikes, Sigurisë Kombëtare, Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Gjykatës  së Shkallës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe së fundmi edhe SPAK-ut. Kjo për faktin e thjeshtë se bëhet fjalë për zyra kombëtare dhe ndërkombëtare, madje edhe përfaqësi diplomatike shumë të rëndësishme perëndimore dhe më gjerë, për mafien e lidhur me zyrtarë, ndërtues, kontrabandistë dhe trafikantë. Madje heshtja e këtyre institucioneve ka bërë që zullumi i Alban Xhaferrit apo siç e njohin Tower dhe Evelina Qirjakos të trashet çdo ditë dhe më shumë, pasi në godinën e pa marrë në dorëzim nga Bashkia , të pahipotekuar, dhe mbi të gjitha nuk është zbatuar ende dhe Neni 2 i Kontratës Sipërmarrëse për përcaktimin e pjesëve takuese në objekt, ndërmjet Shoqërisë “Al&GI” shpk me përfaqësues ligjor  Alban Xhaferri me NIPT J8202004P si “sipërmarrës” dhe Kostandin  Basho pronar i tokës si “porositësi”. Madje veprimet e Alban  Tower dhe Av. Evelina Qirjakos i ka kapërcyer kufinjtë e llogjikës njerëzore, ligjore, të mirëbesimit, duke shkuar drejt një mashtrimi skandaloz që po i bëhet shtetit, qytetarëve , pronarëve të tokës dhe blerësve me shpërndarjen e njoftimeve për qiradhënie e shitje tek agjencia imobilare ‘Vero Home’.

NOA

Pse mbahet e mbyllur në sirtarët e prokurorisë dosja kriminale e “Kullës Alban Tower”, dhe avokates Qirjako?

Mashtrimi me i fundit dhe që kërkon urgjentisht fillimin e hetimeve të krimit ekonomik, SPAK, Prokurorisë dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese ka të bëjë me faktin se pronari i Shoqërisë “Al&GI” shpk me përfaqësues ligjor Alban Xhaferri, i cili është ndërtuesi  i Kullës Alban  Tower , ka filluar të shpërndajë nëpërmjet  agjencive imobilare shitjen dhe dhënien me qira të sipërfaqeve, të cilat janë pjesë e pronarit të tokës , sipas kontratës së lidhur në momentin e paraqitjes së kërkesës për marrjen e lejes së ndërtimit. Ja disa nga agjencitë, të cilat kanë marrë përsipër dhënien me qira të ambienteve të Kullës ‘Alban Tower’, të cilat i paralajmërojmë që të ndërpresin urgjentisht publikimin dhe lidhjet e kontratave,  pasi do të mbajnë përgjegjsi të plotë për mashtrimin që po bëjnë si grup i strukturuar me Shoqërinë “Al&GI” shpk me përfaqësues ligjor Alban Xhaferrin. Kjo sepse Shoqërisë “Al&GI” shpk ende nuk ka zbatuar “Kontratën Sipërmarrëse për përcaktimin e pjesëve takuese në objekt me pronarin e tokës”, dhe se ky objekt është ende i pa marrë në dorëzim nga Bashkia Tiranë dhe i pa hipotekuar.

 

Agjencitë e tipit “Sude dhe Gjallica” që po mashtrojnë qytetarët duke shpërndarë njoftime se janë ambientet e “Kullës, Alban Tower”, janë me hipotekë, do mbajnë përgjegjësi për këtë krim të shëmtuar.

Ja provat mbi njoftimet e agjencive:

1-Emri Agjencisë: Vero Home, Adresa: Skënder Luarasi 7, Tiranë; Personi kontaktit nga agjencia: Edoria Tashi. Jepet ambient biznesi me qira–ATTI TOWER, përballë Katedrales Ortodokse të Tiranës- Location strategjik i pozicinuar në një zonë me lëvizshmëri të lartë dhe pranë Qendrës së kryeqytetit. Detaje të ambientit : Sipërfaqe total: 440 m² neto, open space totalisht, kati 3 teknik, kulle e re buzë rruge, me fasadë xhami, përshtatet sipas dëshirës së klientit ( Çmimi: 12.320 euro/ muaj ). I përshtatshëm për cdo lloj aktiviteti dhe një mundësi ideale për zhvillimin e biznesit tuaj . Për më shumë informacion ose vizitë në ambient:

067 672 2221, Kodi : KL600

2- JEPET AMBIENT BIZNESI ME QIRA – ATTI TOWER
Përballë Katedrales Ortodokse të Tiranës- Location strategjik i pozicinuar në një zonë me lëvizshmeri të larte dhe prane Qëndrës së kryeqytetit. Detaje të ambientit : Sipërfaqe total: 600 m² , Open space totalisht , Kati 6 , me 4 tualete, Kullë e re buzë rruge, me fasadë xhami, Përshtatet sipas dëshirës së klientit. Jepet vetëm me kontratë 5-vjeçare, Çmimi:Sipas kërkesës
Për më shumë informacion ose vizitë në ambient: 067 672 2221, Kodi : KL600

Ja çfarë thotë Neni 2 i Kontratës Sipërmarrëse për përcaktimin e pjesëve takuese në objekt, ndërmjet Shoqërisë “Al&GI” shpk me përfaqësues ligjor Alban Xhaferri me NIPT J8202004P si “sipërmarrës” dhe Kostandin  Basho, pronar i tokës banues në Rr. D. Hima si “porositësi” :

Përcaktimi i ambienteve dhe Palët bien dakort që në objektin që po ndërtohet nga sipërmarrësi mbi truallin e porositësit ky i fundit në këmbim të truallit do të përfitoj :

– 23% të Garazheve (posteve të parkimit të cilat do të jenë të shpërndara në të giitha katet ku do të ketë vend parkime sipas planimetrive bashkangjitur me dakordësi midis palëve. 23 % të ambienteve tregetare tregëtare të ndara këto në cdo kat,

– 23 % të sipërfaqeve të tjera ndërtimore të cilat do të jetë apartament /zyra duke zbritur këtu në fund ato sipërfaqe që palët kanë rënë dakortë për konvertim tek kushtet paraprake . Palët bien dakortë që sipërfaqja për apartamente/ zyra që i takon porositësit është 2493 m 2 dhe kjo sipërfaqe do të merret prej tij në katet L5,L6,L9,L10.

Pra në Nenin 2, pika 3 të kontratës për përcaktimin e ambienteve  është përcaktuar se pronari  Kostandin Basho do përfitojë një sipërfaqe të caktuar, dhe në mes të tyre edhe katin L 6. Por pikërisht këtë kat sot e ka zaptuar Av. Evelina Qirjako , e cila nuk mund të thotë se nuk e di, pasi e ka kontratën dhe ka shkëmbyer imaile me avokatët e pronarit të truallit , të cilat ne i disponojmë , i kemi depozituar në gjykatë dhe prokurori dhe do i ripublikojmë  në vijim, bashkë me dokumentat dhe pagesat e saj tek , pasi kanë lënë gjurmë. Madje këto dokumenta pronari dhe avokatët e tij i kanë dërguar edhe në disa ambasada perëndimore si ajo e Zvicrës, Izraelit dhe ato të vendeve të  tjera ,të cilat janë vendosura në këtë kullë,  edhe pse objekti është i pakolauduar, i pa mbaruar , i pa hipotekuar dhe në disa procese gjyqësore. Kjo do të mjaftonte që SPAK të nisë hetimet për kohën kur ajo ka qënë gjyqtare, por edhe për sigurinë e ambasadave të cilat janë të vendeve me një rëndësi tepër tepër të veçantë. Fakti që 2 muaj më parë pikërisht tek kjo KULLA  “Alban Tower” e  shoqëria AL&GI me pronar Alban Xhaferri, organet e krimit ekonomiko-financiar të Italisë, dështuan të kapin Call- Center, tregon se në këtë çështje dhe në këtë ndërtim me shtesa të jashtligjshme, ekzistojnë lidhjet me strukturat shtetërore shqiptare. Emisioni investigativ Pirranja një ditë më vonë  zbërtheu mënyrën se si ishin zhvendosur 24 orë përpara kompjuterat, që më vonë u kapën tek një tjetër kullë e oligarkut më të madh shqiptar, buzë Lanës.

A po pastrohen paratë e krimit të organizuar dhe trafikantëve të kokainës , duke patur parasysh, hetimin e antimafjes italiane me Call-Centerat, që ishin strehuar dhe u larguan si mafiozë nga Kulla Alban Tower ? Po noterët që lidhin kontrata, mbi çfarë dokumentash e mbështesin ligjshmërinë e kontratës së tyre? Këto dhe fakte të tjera tronditëse në numrat në vijim