Armando Cungu: Futbolli është i çuditshëm, shpesh edhe nuk fiton më i miri

Kampionati i 23-të Botëror i Futbollit, 11 qershor-19 korrik

ANALIZË/ Pasi kanë nisur ndeshjet në 1/32, specialisti i futbollit shqiptar Armando Cungu shprehet se nisën surprizat me largimin e Gjermanisë dhe Holandës  

Nga Agron KAJA

NOA

Shkodranët janë tifozë me skuadra të ndryshme, po ju për cilën bëni tifo në këtë Kampionat Botëror?

Në Shkodër ka tifozë gjermanë, italianë dhe pak anglezë e holandezë. Por ka edhe një minoritet sllav që bën tifozeri për skuadrat e etnisë së tyre. Ndërsa unë jam tifoz me Anglinë, të cilën e uroj të shkojë sa më larg në këtë Kampionat Botëror.

Cila skuadër e meritonte kualifikimin dhe u eliminua në këtë faze të ndeshjeve në grupe?

Nuk është e lehtë, por ndoshta mundet të ishte edhe Irani që nuk e kishte fatin në krah. Ndërsa pjesa tjetër mendoj se e kanë merituar kualifikimin, edhe pse me lojra jo bindëse, si Holanda, Gjermania apo Belgjika, pse jo ktu hyn edhe Brazili.

Duke listuar 48 skuadrat e grupeve, cila prej tyre ishte befasia e këtij turi nisur nga pritshmëria juaj?

Befasi për mua është Bosnja, e cila asnjëherë në historinë e saj nuk ka marrë pjesë më parë dhe arriti kualifikimin. Me shumë problematika, por besoj se kjo ishte diçka për tu veçuar një realitet tjetër. Ekipet e tjera e merituan kualifikimin.

Në këndvështrimin tuaj, cila ka qënë e veçanta më evidente gjatë 48 ndeshjeve në grupe?

Nëse flasim për ndeshje, mua më ka pëlqyer ndeshja Belgjikë-Egjipt 1-1. Ishte një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, me ritëm të lartë dhe dëshirë për ta fituar. Barazimi ishte më i drejtë, një ndeshje që edhe “skanoi” kualifikimin e tyre.

Skuadrat që u kualifikuan në fazën e 1/32-ve, ishin në pritshmëri për ta  kaluar në këtë tur?

Them se po, veç Koresë së Jugut që më çuditi. Sepse shtete aziatike si Japonia e Korea e Jugut, kanë bërë një progres të madh, nisur nga moshat e reja. Futbolli i tillë është, por jo justifikim që kjo skuadër nuk arriti të hynte në ndeshjet e 1/32-ve.

Ndeshjet e 1/32-ve kanë nisur të dielën e kaluar dhe mbyllen ditën e shtunë, ku mendoni ndonjë surprizë befasi?

Besoj se do ketë surpriza, pasi skuadrat thuajse janë në të njëjtin nivel, përpos historisë që kanë. Gjithçka mund të ndodhë, si në barazimin Gjermani-Paraguaj ku u eliminuan gjermanët, dhe në barazimin Holandë-Marok që eliminoi holandezët.

Me kaq sa sa janë luajtur, e keni një parashikim se cilat do jenë dy skuadrat finaliste për Kupën e Botërorit?

Futbolli është i çuditshëm, ku shpesh edhe nuk fiton më i miri. Për mua, Franca bën diferencë të dukshme në këtë botëror. Po ashtu edhe Spanja një pretendente serioze, me Brazilin e Gjermaninë. Ndërsa Anglia ka lojtarë të mirë, por nuk ka bërë më lart.

Në këndvështrimin e një specialist të futbolli, cila është nota juaj vlerësuese për zhvillimin e ndeshjeve në kontinentin amerikan?

Unë jam europian dhe nuk jam dakord me këtë orar që luhen ndeshjet në këtë botëror. Është e paparanueshme që stadiumet angleze dhe me një histori të madhe,  dhe aty është zhvilluar vetëm një botëror. Duke i dhënë prioritet shteteve të tjera.

Superkompjuteri parashikon si finale Francë-Argjentinë

Në parashikimin e tij, superkompjuteri i “Football Meets Data” ka treguar se cili është skenari më i mundshëm për finalen. Sipas tij, rezulton se Francë-Argjentinë shfaqet më shpesh në stimulimet e zhvilluara. Në listën e finaleve të mundshme është edhe Francë-Argjentinë me 8%, Spanjë-Argjentinë me 6,5% dhe Francë-Angli me 5,8%. Franca dhe Argjentina konsiderohen si më të favorizuara.

DUKURI  NË  1/32

Eliminohen Gjermania me Holandën,

Skocia dhe Koreja e Jugut largojnë trajnerët

Në ndeshjet e para të turit të 1/32-ve, Gjermani dhe Holanda u ndalën nga penalltitë, duke u eliminuar për më tej në ndeshjet e këtij Botërori. Më parë, Skocia dhe Koreja e Jugut i kishin mbyllur marrëdhëniet me trajnerët e tyre. Stive Klark nuk do të jetë më trajner i Skocisë, duke marrë përsipër të gjithë dështimin në Kupën e BotësNë Botërorin 2026, dhe të njëjtin veprim ka bërë edhe Hong Myung-bo i Koresë së Jugut në Grupin A, i cili ka dhënë dorëheqjen pasi në tri ndeshje grumbulloi vetëm 1 pikë.

Grupi A 

Skuadrat              Nd     P

Meksikë                3        9

Afrika e Jugut       3        4

Kore Jugut            3        3

Çeki                      3        1

Ndeshjet në Grup

E enjte, 11 qershor 2026

Meksikë-Afrika J            2-0

E premte, 12 qershor 2026

Kore Jugut-Çeki             2-1

E enjte, 18 qershor 2026

Çeki-Afrika Jugut           1-1

E premte, 19 qershor 2026

Meksikë-Korea Jugut      1-0

E enjte, 25 qershor 2026

Çeki-Meksikë                 0-3

Afrika J-Korea J             1-0

 

Grupi B

Skuadrat              Nd     P

Zvicër                   3        7

Kanada                 3        4

Bosnje H               3        4

Katar                    3        1

Ndeshjet në Grup

E premte, 12 qershor 2026

Kanada-Bosnje H           1-1

E shtunë, 13 qershor 2026

Katar-Zvicër                   1-1

E enjte, 18 qershor 2026

Zvicër-Bosnje H             4-1

E premte, 19 qershor 2026

Kanada-Katar                 6-0

E mërkurë, 24 qershor 2026

Bosnje H-Katar               3-1

Zvicër-Kanada               2-1

 

Grupi C

Skuadrat              Nd     P

Brazil                   3        7

Marok                  3        7

Skoci                    3        3

Haiti                     3        0

Ndeshjet në Grup

E dielë, 14 qershor 2026

Brazil-Marok                 1-1

Haiti-Skoci                     0-1

E shtunë, 20 qershor 2026

Skoci-Marok                  0-1

Brazil-Haiti                    3-0

E enjte, 25 qershor 2026

Marok-Haiti                   4-2

Skoci-Brazil                   0-3

 

Grupi D

Skuadrat              Nd     P

SH B A                 3        6

Australi                3        4

Paraguaj               3        4

Turqi                    3        3

Ndeshjet në Grup

E shtunë, 13 qershor 2026

SHBA-Paraguaj              4-1

E dielë, 14 qershor 2026

Australi-Turqi                2-0

E premte, 19 qershor 2026

SHBA-Australi               3-0

E shtunë, 20 qershor 2026

Turqi-Paraguaj               0-1

E premte, 26 qershor 2026

Paraguaj-Australi            0-0

Turqi-SHBA                  3-2

 

Grupi E

Skuadrat              Nd     P

Gjermani              3        6

Bregu Fildishtë     3        6

Ekuador                3        4

Kuraçao                3        1

Ndeshjet në Grup

E dielë, 14 qershor 2026

Gjermani-Kuraçao          7-1

E hënë, 15 qershor 2026

Bregu F-Ekuador            1-0

E shtunë, 20 qershor 2026

Gjermani-Bregu F           2-1

E dielë, 21 qershor 2026

Ekuador-Kuraçao           0-0

E enjte, 25 qershor 2026

Kuraçao-Bregu F            0-2

Ekuador-Gjermani          2-1

 

Grupi F

Skuadrat              Nd     P

Holandë                3        7

Japoni                  3        5

Suedi                    3        4

Tunizi                   3        0

Ndeshjet në Grup

E dielë, 14 qershor 2026

Holandë-Japoni              2-2

E hënë, 15 qershor 2026

Suedi-Tunizi                  5-1

E shtunë, 20 qershor 2026

Holandë-Suedi               5-1

E dielë, 21 qershor 2026

Tunizi-Japoni                 0-4

E premte, 26 qershor 2026

Japoni-Suedi                  1-1

Tunizi-Holandë              1-3

 

Grupi G

Skuadrat              Nd     P

Belgjikë                3        5

Egjipt                   3        5

Iran                      3        3

Zelanda e Re         3        1

Ndeshjet në Grup

E hënë, 15 qershor 2026

Belgjikë-Egjipt               1-1

E martë, 16 qershor 2026

Iran-Zelanda Re              2-2

E dielë, 21 qershor 2026

Belgjikë-Iran                  0-0

E hënë, 22 qershor 2026

Zelenda Re-Egjipt          1-3

E shtunë, 27 qershor 2026

Egjipt-Iran                     1-1

Zelandë R-Belgjikë         1-5

 

Grupi H

Skuadrat              Nd     P

Spanjë                  3        7

Kepi Gjelbër         3        3

Uruguaj                3        2

Arabia Saudite      3        2

Ndeshjet në Grup

E hënë, 15 qershor 2026

Spanjë-Kepi Gjelbër       0-0

E martë, 16 qershor 2026

Arabia Saudite-Uruguaj 1-1

E dielë, 21 qershor 2026

Spanjë-Arabia Saudite    4-0

E hënë, 22 qershor 2026

Uruguaj-Kepi Gj             2-2

E shtunë, 27 qershor 2026

Kepi Gj-Arabia S            0-0

Uruguaj-Spanjë              0-1

 

Faza gjysmëfinale

E martë, 14 korrik 2026

Fituesi A-Fituesi B 21:00 (1)

E mërkurë, 15 korrik 2026

FituesiC-FituesiD 21:00 (2)

Rosa Merlin, Maskota e Meksikës

Vëndi i tretë

E shtunë, 18 korrik 2026

Humbës1-Humbës2 23:00

Finalja

E dielë, 19 korrik 2026

Fituesi1-Fituesi2   21:00

SHIFRA&FAKTE/ Në fazën e 1/32-ve, skuadrat e kualifikuara nga kontinenti ynë janë të pakta

Në eliminimin direkt, Europës i firojnë skuadrat

Në ndeshjet e Raundit të 1/32 që ka nisur nga dita e dielë në mbrëmje, të gjitha skuadrat do të luajnë nga një takim me eliminim direkt. Që do të thotë, vetëm 90 minuta kanë në dispozicionin e tyre, për të kaluar ose jo në turin tjetër. Këtë start e nisën Afrika e Jugut-Kanada 0-1, ndërsa të hënën kaloi Brazili, por u ndalën nga penalltitë Gjermania me Holandën. Por në këto rradhë, një e veçantë e dukshme vjen për tu thënë se, në këtë raund janë 13 skuadra nga Europa, ndërkohë që 19 janë nga kontinentet e tjera. Kështu, nga skuadrat europiane të kualifikuara janë: Gjermani, Francë, Angli e Spanjë që vijnë edhe me statusin e kampiones së Botës. Por edhe Belgjika, Holanda, Suedia, Bosnje Herzegovina, Zvicra, Portugalia, Norvegjia, Austria dhe Kroacia. Dhe këto skuadra europiane kanë përballë “furinë” e kontinenteve të tjera, ku: Amerika e Veriut ka SHBA, Meksikë dhe Kandanë si përfaqësuese në këtë tur, duke e mbajtur në “minorancë” Europën në turin e 1/32-ve. Gjashtë kombëtare janë kualifikuar nga Afrika: Egjipti, Afrika e Jugut, Maroku, RD Kongo, Senegali, Algjeria dhe Gana. Ndërkohë që në këto ndeshje të 12 grupeve, dy skuadra janë konsideruar surpriza të mëdha. Fillimisht ishte Turqia, që regjistroi dy humbje dhe u eliminua pas një fitoreje me SHBA-në, e cila nuk i bëri punë. Pra, 13 me 19, kjo është diferenca e pjesëmarrjes së skuadrave europiane me kontinetet e tjera, në fazën e 1/32-ve. Po cilat janë dy befasitë pas ndeshjeve në grupe? Befasia e vërtetë është skualifikimi i Uruguajt, që u rendit pas debutuese të Kepit të Gjelbër. Me vetëm 2 pikë, skuadra e Uruguajit nuk bën pjesë as te tetë më të mirat e 12 vendeve të treta. Së dyti, Kepi i Gjelbër është po ashtu një befasi, ku edhe pse iu dhanë vetëm 32% mundësi për kualifikimin më tej, ia doli të marrë tre barazime dhe të shkojë në fazën 1/16.

Dembele, tripleta “raketë” e Botërorit

Francezi Ousmane Dembele realizoi një nga tripletat më të shpejta të Botërorëve. Ndaj Norvegjisë ai shënoi brenda vetëm 32 minutave, duke regjistruar tregolëshin e dytë më të shpejtë në historinë e Botërorëve, pas austriakut Erik Probst, i cili në Botërorin 1954 ishte më i shpejtë me3 gola në 24 minuta.

Grupi I

Skuadrat              Nd     P

Francë                  3        9

Norvegji               3        6

Senegal                 3        3

Irak                      3        0

Ndeshjet në Grup

E martë, 16 qershor 2026

Francë-Senegal               3-1

E mërkurë, 17 qershor 2026

Irak-Norvegji                 1-4

E hënë, 22 qershor 2026

Francë-Irak                    3-0

E martë, 23 qershor 2026

Norvegji-Senegal            3-2

E premte, 26 qershor 2026

Norvegji-Francë              1-4

Senegal-Irak                    5-0

 

Grupi J

Skuadrat              Nd     P

Argjentinë            3        9

Austri                   3        4

Algjeri                  3        4

Jordani                 3        0

Ndeshjet në Grup

E mërkurë, 17 qershor 2026

Argjentinë-Algjeri          3-0

Austri-Jordani                3-1

E hënë, 22 qershor 2026

Argjentinë-Austri           2-0

E martë, 23 qershor 2026

Jordani-Algjeri               1-2

E dielë, 28 qershor 2026

Algjeri-Austri                 3-3

Jordani-Argjentinë           1-3

 

Grupi K

Skuadrat              Nd     P

Kolombi               3        7

Portugali               3        5

RD Kongo            3        4

Uzbekistan           3        0

Ndeshjet në Grup              

E mërkurë, 17 qershor 2026

Portugali-RD Kongo       1-1

E enjte, 18 qershor 2026

Uzbekistan-Kolumbi       1-3

E martë, 23 qershor 2026

Portugali-Uzbekisistan    5-0

E mërkurë, 24 qershor 2026

Kolumbi-Kongo             1-0

E dielë, 28 qershor 2026

Kolumbi-Portugali          0-0

Kongo-Uzbekistan          3-1

 

Grupi L

Skuadrat              Nd     P

Angli                    3        7

Kroaci                  3        6

Gana                    3        4

Panama                3        0

Ndeshjet në Grup

E mërkurë, 17 qershor 2026

Angli-Kroaci                  4-2

E enjte, 18 qershor 2026

Gana-Panama                 1-0

E martë, 23 qershor 2026

Angli-Ganë                    0-0

E mërkurë, 24 qershor 2026

Panama-Kroaci              0-1

E shtunë, 27 qershor 2026

Kroaci-Ganë                   2-1

Panama-Angli                0-2

 

Faza 1/32 e Finaleve

E dielë, 28 qershor 2026

Afrika J-Kanada   0-1    (1)

E hënë, 29 qershor 2026

Brazil-Japoni        2-1    (2)

Gjermani-Paraguaj 1-1    (3)

Paraguaji me penallti 4-3

E martë, 30 qershor 2026

Holandë-Marok    1-1    (4)

Maroku me penallti 3-2

Bregu F-Norvegji  19:00 (5)

Francë-Suedi        23:00 (6)

E mërkurë, 1 korrik 2026

Meksikë-Ekuador 03:00 (7)

Angli-RD Kongo  18:00 (8)

Belgjikë-Senegal   22:00 (9)

E enjte, 2 korrik 2026

SHBA-Bosnje H   02:00 (10)

Spanjë-Austri        21:00 (11)

E premte, 3 korrik 2026

Portugali-Kroaci   01:00 (12)

Zvicër-Algjeri       05:00 (13)

Australi-Egjipt      20:00 (14)

E shtunë, 4 korrik 2026

Argjentin-Kepi Gj 00:00 (15)

Kolumbi-Ganë      03:30 (16)

 

Faza 1/8 e Finaleve

E shtunë, 4 korrik 2026

Kanada-Marok      19:00 (a)

Paraguaj-Fituesi 6 23:00 (b)

E dielë, 5 korrik 2026

Brazil-Fituesi 5     22:00 (c)

E hënë, 6 korrik 2026

Fituesi 7-Fituesi 8 02:00 (d)

Fituesi12-Fituesi11 21:00 (e)

E martë, 7 korrik 2026

Fituesi10-Fituesi9 02:00 (f)

Fituesi15-Fituesi13 18:00 (g)

Fituesi14-Fituesi16 22:00 (h)

 

Faza çerekfinale

E enjte, 9 korrik 2026

Fituesi b-Fituesi a 22:00 (A)

E premte, 10 korrik 2026

Fituesi e-Fituesi f  21:00 (B)

E shtunë, 11 korrik 2026

Fituesi c-Fituesi d  23:00 (C)

E dielë, 12 korrik 2026

Fituesi g-Fituesi h 03:00 (D)