Të nderuar miq,
Mafia shtetërore më mbylli dy faqe shumë aktive në Facebook dhe Instagram, faqe të cilat kishin arritur një ndjekje dhe ndikim të konsiderueshëm publik.
Kjo nuk është rastësi dhe as një veprim i zakonshëm teknik. Nga të dhënat që disponoj, kjo është realizuar përmes një mekanizmi të mirëorganizuar dhe një subjekti që dyshohet se kontrollon, ndikon dhe ndërhyn në rrjetet sociale të mediave, personazheve publikë dhe zërave kritikë.
Shumë shpejt, ky mekanizëm do të përballet me drejtësinë. Në SPAK do të paraqiten prova të pakontestueshme mbi mënyrën se si janë cenuar liria e shprehjes, pluralizmi, debati publik dhe vetë demokracia, duke censuruar dhe mbyllur faqe vetëm sepse nuk i shërbejnë propagandës së pushtetit aktual.
Mbyllja e faqeve nuk më ndalon. Përkundrazi, më bind edhe më shumë se fjala e lirë i shqetëson ata që kanë frikë nga e vërteta.
Ftoj të gjithë miqtë, ndjekësit dhe edhe “armiqtë” të më ndjekin në këtë faqe të re, e cila nga sot është faqja ime e vetme zyrtare në Facebook.
Fjala e lirë nuk mbyllet me buton.



















