Arrestohet 57-vjeçari, i gjenden 12 kg kanabis në shtëpi

444
Sigal

Policia e Vlorës ka gjetur pas kontrolleve, 12 kg kanabis në një shtëpi në fshatin Drithas. Menjëherë Policia ka vënë para përgjegjësisë penale dhe ka arrestuar në vend, të zotin e shtëpisë, 57 vjeçarin A. M. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia Vlorë njjoftoi se “në vijim të kontrollit të territorit për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacione konfidenciale, Seksioni i Narkotikëve ka organizuar punën pas dyshimit për lëndë narkotike në një banesë në fshatin Drithas të Vlorës.

Pas kontrollit të ushtruar në këtë banesë, policia ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike prej 12 kilogramë e dyshuar e llojit cannabis sattiva. Menjëherë, policia ka vënë para përgjegjësisë penale duke arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, 57 vjeçari A. M. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.”