Suplementi Pena Shqiptare/ Riza Çato: Çdo gjë më dhemb

Çdo gjë më dhemb nuk ua shpreh dot,
me varg apo me fjalë.
Rrëshqet mbi faqe një lumë me lot,
i qetë e dalë-ngadalë.

Më dhemb një fletë e rënë mbi baltë,
që askush s’i jep dorë.
Një psherëtimë ardhur që larg,
e ftohtë si dëborë.

NOA

Më dhemb një rrugë e shkatërruar,
rruga e vendit tim.
Një lëmsh i derdhur mbi kraharuar,
si erë në tërbim.

Më dhemb një pemë e tharë nga vapa,
që s’ka njeriun pranë.
Një plak që nuk hedh dot dy hapa,
në jetë vetëm e lanë.

Më dhemb çdo gjë e ndjej në shpirt,
po kaq dhe s’ bej gjë tjetër.
Një fije shprese më pret në dritë,
ta pikturoj mbi letër.

Çdo gjë më dhemb nuk ua shpreh dot,
me varg apo me fjalë.
Rrëshqet mbi faqe një lumë idiot
edhe më thotë ç’ka ngjarë?!

Kjo e ka emrin Malëshovë

Aty ku mbin trëndelina
dhe dafina shkëmb më shkëmb.
Të shtrihesh nëpër lëndina,
në trup asnjë gjë s’të dhëmb.

Edhe po te jesh semurë,
s’je shëruar nga doktori.
Atje do marrësh një kurë,
qe as shkenca dot se nxorri.

Do rinohesh,zbukurohesh,
do të duket vetia djalë.
S’gjën arsye të ankohesh,
yjet do të flënë mbi ballë.

Pastaj thellë do mendohesh,
po ç’kam bërë pse të largova?
Dhe në histori do shtohesh,
i semurë,që u shërova.

Ato vënde magjistare,
plot me dafinë e peline.
Ngjallin njerëz,s’hapin varre,
të rikthejnë dashurinë.

Lum kush mirë ja di vlerën,
edhe shkon kur ja do zemra.
Nuk troket po e hap derën,
mbi dafina ecën këmba.

Kjo e ka emrin Malëshovë,
e lindur nga bukuria.
Zotin ka prekur me dorë,
atje lindi mënçuria.