Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo: “Me dorën e zotit të desha ty”

Më deshi zoti mua!
E di! Më deshi pak më shumë.
Më solli ty në krahët e mia,
më solli dorën e tij të butë!

Më solli një zemër të re plot dritë në errësira.
Më solli dhimjen e bukur në kohë të vështira.
Më solli kuptimin e të qënurit nënë.
Më solli diell edhe natën hënë!

Më lagu faqet sa herë doja të gënjeja.
Lotët e mallit larg teje i gjeja!
Më dha një emër në shpirtin e rilindur
Më mbushi ëndrrat kur isha e dremitur!

Sigal

Sytë mi ndriçoi si dy diamante.
Në buzët e mia kish të ëmblin mjaltë.
Pëshpëritje drite depërtonte mes nesh.
Dashurinë histori s’do e jetojë asnjë si ne!

Mua më deshi zoti pak më shumë,
se të solli ty tek unë….