Në rrjetet sociale është publikuar bileta e avionit ku ishte ulur i mbijetuari i vetëm deri tani, i tragjedisë ajrore në Indi, Vishwashkumar Ramesh.
Ai ishte ulur në sediljen me numër 11 A, biletë që i solli fat atij, duke shpëtuar nga vdekja, ndërsa 241 të tjerë fatkeqësisht nuk mundën të mbijetonin.
Avioni i Air India u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit në Indi të enjten, raportoi Reuters, duke cituar zyrtarët lokalë.

Sedilja siç duket në foton më poshtë ndodhej pranë derës së sigurisë dhe në anën e dritares së avionit.
Midis të vrarëve janë pasagjerët në fluturim dhe njerëzit që ishin brenda konviktit të Kolegjit Mjekësor dhe Spitalit BJ kur avioni u përplas me të.
“Afërsisht 294 persona kanë vdekur. Këtu përfshihen disa studentë, ndërsa aeroplani u rrëzua mbi ndërtesën ku po qëndronin”, tha për Reuters Vidhi Chaudhary, një oficer i lartë i policisë shtetërore.