I rrotulliset makina në rrugë/ Shqiptari bën aksidentin e frikshëm në Greqi (FOTO)

274
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Paramithi të Athinës, ku ka mbetur rëndë i plagosur një shtetas shqiptar.

Burime bëjnë me dije se personi i lënduar është 24-vjeçari Jetnor Buci me origjinë nga Dibra, i cili është transportuar me helikopter në spitalin e Janinës.

Makina me të cilën udhëtonte 24-vjeçari u përmbys plotësisht në mes të rrugës, teksa përballë saj ndodhej një autobus.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.