BE-ja përgënjeshtron Kuvendin për ndalimin e gazetarëve: S’janë udhëzimet tona

176
Sigal

Pasi gazetarët dolën sot në protestë, Kuvendi i Shqipërisë u shpreh se ndryshimin e rregullores së akreditimit të medias që i ndalon pjesëmarrjen gazetarëve në mbledhjet e komisioneve parlamentare, ka ardhur si paketë e BE-së.

Por ambasada e Bashkimit Europian në Shqipëri, shprehet se prezenca e gazetarëve në Parlament është tipar demokracie dhe shpreh keqardhjen për vendimin e marrë. Ata theksojnë se këto vendime nuk janë në përputhje me udhëzimet e BE-së ose me këshillave të dhëna nga IPA-s në vitin 2014.

”Dëgjesat publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e seancave dhe komisioneve të tij janë elemente të rëndësishme të një demokracie liberale. Keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisura në këtë kontekst në vitin 2014”.