Merret vendimi, dekani i Fakultetit Juridik flet pas mbledhjes së senatit të UT-së

531
Sigal

Senati i Universitetit të Tiranës ka votuar për lirimin e godinës së Juridikut nga studentët e ngujuar brenda saj.

Në një deklaratë për mediat pas takimit dekani i Fakultetit të Juridikut Artan Hoxha u shpreh se Senati i UT ka kërkuar që studentët të lirojnë godinën dhe zhvillimi i mësimit të zhvillohet në godinat e fakultetit.

“Ne mendojmë se do të gjejmë mirëkuptimin e tyre dhe të respektojmë dhe ligjin. Të ofrojmë arsim për studentët që duan të përfundojnë procesin mësimor. Senati u bën thirrje studentëve që programi mësimor të zhvillohet në ambientët e Fakultetit. Shpresojmë të kemi studentët të përgjegjshëm që të kuptojnë se kur ka mazhorancë të merret vendimi i mazhorancës”, u shpreh ai.