Maksi Xhemali: Kujtime nga jeta me artistin Mentor Xhemali, si kaloi në Brigadën e 6-të dhe krijimi i korit të ushtrisë

24
Sigal

Kujtime nga jeta me artistin Mentor Xhemali

 Si kaloi në Brigadën e 6-të

 Maksi Gega Xhemali

 

Ai u inkuadrua në çetën Koto Hoxhi, dhe më pas me çetën Musa Fratari, ku komandant ishte shoku I tij përmetar Dashnor Mamaqi, me të cilin ai kishte një shoqëri të ngushtë, deri në ditën kur Dashnori, u arrestua nga regjimi komunist. Më vonë ai kaloi në Brigadën e 6-të, ku caktua mitralier. I dhanë një mitraloz Breda. Në luftën e Mezhgoranit, Mentori luftoi kundër fashistëve, dhe gjithmonë e kujtonte këtë betejë, sepse aty u vra dhe komisar Asim Zeneli.

  • Ai e kujtonte, sepse ishte dëshmitar I asaj lufte, dhe kur u vra Asim Zeneli, ai me shokët e tij e kanë mbajtur në krah, dhe në varrin e tij, ata u betuan, se hakun do t’ia merrnin.
  • Në Brigadën e gjashtë, ku ishte Mentori erdhi dhe kompozitori I madh Gaqo Avrazi, I cili ishte caktuar nga Shtabi i Përgjithshëm, për të gjetur elemente për të formuar korin e ushtrisë.
  • Ai, sa dëgjoi zërin e Mentorit,e regjistroji në listën e tij, duke I thënë se kur të çlirohet Shqipëria, ti do të jesh anëtar i Korit të Ushtrisë.

 Unë që po ju shkruaj këto kujtime, jam djali I madh I Mentor Xhemalit, dhe quhem Maksi Gega Xhemali.Një sqarim përsa I përket mbiemrit. Ne si fis e kemi Gega. Gjyshi i Mentorit, me emrim Xhemal ishte tellalli i Përmetit, në kohën e mbretit Zog, dhe kur doli Mentori partizan, të gjithë e thërrisnin Mentori i Xhemalit, dhe ky mbiemër I mbeti tërë jetën, ndonëse në gjendjen civile, ishte Mentor Gega.

Në në familje ishim krahas nënës dhe babait, tre vëllezër dhe një motër në fund. I madhi jam unë Maksi, pastaj me rradhë Pëllumbi, Zambaku dhe motra Merita.

Mamaja quhej Drita, dhe ajo ishte nga Përmeti. Tashti, le të kthehemi tek Mentori.

Mentori lindi më 12 Maj 1924 në qytetin e Përmetit. Babai quhej Safet, ndërsa e ëma quhej Mereme. Në familjen e baba Safetit, ishin gjashtë vëllezër, dhe një motër.

I pari ishte Mentori, pastaj me rradhë, Ramiu, Nevruzi, Haxhiu, Rudani, Yllka dhe në fund Aliu. Një vëlla që quhej Zambak, vdiq në moshtë të re, prandaj Mentori djalit të tretë I vendosi emrin Zambak.

Ishte një familje e varfër, me probleme ekonomike. Safeti ishte kasap, por shiste edhe mollë të pjekura, dhe ëmbëlsira në rrugët e Përmetit, me një qylaf të bardhë në kokë.

Të gjithë e thërrisnin, erdhi Gega, dhe kështu edhe familja u regjistrua me mbiemrin Gega, mbiemër që e kemi edhe sot.

Mentori u rrit me vuajtje dhe sakrifica, prandaj edhe si shkollë, bëri vetëm tre klasë shkollë fillore, por megjithatë ai u bë një djalë I bukur  dhe I fuqishëm.

Në kohën kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë, familjes iu shtuan pak të ardhurat, pasi ushtarët italianë kur thernin viçat dhe lopët, për ushqim të brendshmet, ja shisnin baba Safetit, me një çmim të lirë.

Ky I fundit, I bënte kukurrec, dhe I shiste në lokalet e pakta që ishin në Përmet. Dhe kështu, baba Safeti u bë i famshëm për kukurecin e tij.

Edhe pas çlirimit, ai vazhdoi punën e tij në Tiranë, tek lokali që quhej trekëndëshi, që ishte pranë kinema ‘Partizanit’. Mentori u shkëput shpejt nga shtëpia, dhe filloi punë në portin e Sarandës, si hamall, ose si doker.

Ishte një djalë I fuqishëm. Ai tregonte, se e ngrinte thesin 100 kg., sikur të ishte 10 kg. Aty, ai takoi dhe Adem Shemen, shokun e tij përmetar, dhe filloi aktivitetin ilegal, në luftën kundër fashizmit.

Ra në sy të italianëve, dhe Ademi I tha të largohet, se kishte rrezik të arrestohej, dhe kështu Mentori u largua dhe filloj punë në portin e Durrësit.

Në Durrës, ai punoi si hamall, por aktivitetin e tij nuk e ndaloi. Dhe, në Durrës ra në sy, dhe një natë vjeshte të vitit 42’, ai u largua, shkoi në Përmet, dhe takoi njerëzit e tij, dhe pastaj doli malit partizan në nëntorin e vitit 1942.

Ai u inkuadrua në çetën Koto Hoxhi, dhe më pas me çetën Musa Fratari, ku komandant ishte shoku I tij përmetar Dashnor Mamaqi, me të cilin ai kishte një shoqëri të ngushtë, deri në ditën kur Dashnori, u arrestua nga regjimi komunist.

Më vonë ai kaloi në Brigadën e 6-të, ku caktua mitralier. I dhanë një mitraloz Breda. Në luftën e Mezhgoranit, Mentori luftoi kundër fashistëve, dhe gjithmonë e kujtonte këtë betejë, sepse aty u vra dhe komisar Asim Zeneli.

Ai e kujtonte, sepse ishte dëshmitar I asaj lufte, dhe kur u vra Asim Zeneli, ai me shokët e tij e kanë mbajtur në krah, dhe në varrin e tij, ata u betuan, se hakun do t’ia merrnin.

Në Brigadën e gjashtë, ku ishte Mentori erdhi dhe kompozitori I madh Gaqo Avrazi, I cili ishte caktuar nga Shtabi i Përgjithshëm, për të gjetur elemente për të formuar korin e ushtrisë.

Ai, sa dëgjoi zërin e Mentorit,e regjistroji në listën e tij, duke I thënë se kur të çlirohet Shqipëria, ti do të jesh anëtar i Korit të Ushtrisë.

Mentori nuk ishte kur u formua kori i ushtrisë, në Opar të Korçës, sepse ai ishte në tokat e Jugosllavisë, me brigadën e gjashtë, e cila shkoi derin në Vishegrad.

Pas kthimit, Mentori u inkuadrua në korin e ushtrisë, dhe filloi aktivitetin e tij artistik, ku me zërin e tij brilant, filloi të veçohej nga të tjerët, dhe u caktua si solist I korit të ushtrisë.

Në një koncert në Bullgari, ai duke kënduar këngën e Asim Zenelit, filloi të lotonte, sepse atë ditë ai mori lajmin e vdekjes së nënës së tij Mereme.

Publiku bullgar, u mahnit nga zëri kumbues I Mentorit, dhe e duartrokiti me brohori.

Në vitin 1952, Mentori shkon për studime së bashku me Avni Mulën, Ibrahim Tukiçin, Gjon Athanas, Çesk Zadeja, Selman Shtishin, Luk Kaçaj në konservatorin Çajkovski të Moskës.

Këtu filluan dhe çudirat e Mentorit.

Petagogu I tij sa Mentori hapi gojën, ngeli I mahnitur, duke e pyetur se çfarë shkolle kishte bërë.

Mentori I tha se kishte vetëm tre klasë fillore. Ai thirri dhe pedagogët e tjerë, duke I thënë, hajde dëgjoni një ekzemplar. Disa keqdashës, flisnin nëpër kulisa, se Mentori ishte pa kulturën e duhur.

Unë po ju them për punën titanike, që Mentori bëri në konsevatorin Çajkovski. Për një periudhë të shkurtër mësoi gjuhën ruse, ta shkruaj dhe lexoj. Mësoji solfezhin dhe harmoninë, historinë e muzikës botërore, dhe kishte raste kur e kapte dhe gjumi.

Në klasë me të, ishte dhe basi bullgar Nikola Georov, i cili më vonë, u bë një nga basët më të mirë botëror, sepse pas studimeve ai kaloi në Itali, ku ai zhvilloi karrierën e tij artistike.

Nikola kur dëgjonte zërin e Mentorit, I afrohej afër, dhe ja prekte fytin me dorë, duke I thënë, më jep pak nga ai zëri yt.

Mirëpo, Mentori nuk e mbaroi vitin e fundit të konsevatorit. Shkak ishte një vajzë ruse, e quajtur Ana, vajza e një gjenerali rus, e cila ra në dashuri me Mentorin, dhe e deshte marrëzisht.

E ndiqte në të gjitha koncertet që jepnin studentët shqiptarë, dhe I thoshte, o të marr ty, ose vdes.

I jati I saj, duke e parë vajzën në një stres të madh, njoftoi ambasadën tonë në Moskë, dhe Mentorit ja prenë studimet, duke e kthyer në Tiranë.

Mbaj mend, se kur shkuam në Durrës për ta pritur, bashkë me mamanë, ai ishte shumë I pezmatuar, dhe I mërzitur.

Mbaj mend, që u kthyem me tren, me një lokomotivë që punonte me qymyr, e gjithë rrugës na mbyti era e qymyrit. E caktuan në korin e filamornisë, si korist.

Mbaj mend që thoshte gjithmonë, jam kthyer me firmën e Liri Berishovës. Pas disa muajve, vjen një pedagoge sovjetike, dhe sapo zbriti në Tiranë, pyeti për Mentorin.

Kur I thanë se e kanë caktuar në korin e filarmonisë, ajo zuri kokën me dorë duke I thënë, ju keni një perlë dhe nuk dini ta shfrytëzoni.

Ajo u takua me dirigjentin Mustafa Krantja, dhe vendosën të bënin një koncert recital të Mentor Xhemalit.

Filluan provat, dhe koncerti doli me sukses, dhe Mentori u caktua solist.

Kur erdhi në shtëpi, ishte I qeshur dhe I gëzuar, dhe I tha mamasë se ishte caktuar solist lirik. Tani filloi një etapë e re për Mentorin.

Në vitin 1955 zhvillohet në Varshavë festifali botëror I rinisë, ku në atë kohë mori pjesë edhe kori i operas. Në debutimin që bëri Mentori, I la polakët me gojë hapur, dhe aty Mentori fitoi medaljen e bronzit.

Në vitin 1957 festivali u zhvillua në Moskë, ku ai fitoi medaljen e argjendë, dhe në festivalin e rinisë në Vjenë, ai fitoi medaljen e arit.

Aty në Vienë, Mentori iu propozua që të rrinte në teatrin e Vienës, nga imprezari I Teatrit të Vienës, ku I ofruan shuma të mëdha, makina, vila, dhe nga kjo ngjarje e ndodhur në praninë e trupës shqiptare e cila po e shikonte dhe ishte në ankth për përgjigjen që do të jepte Mentori..

Trupën në Vienë e drejtonte Todi Lubonja. Mentori u mendua, dhe I tha zotërisë, se unë kam vilë, kam makinë dhe jam I pasur në Shqipëri. Sa iku përfaqësuesi i Teatrit të Vienës, të gjithë u sulën drejt Mentorit, duke e përqafuar me dashuri shokun e tyre.

Kjo ngjarje bëri bujë në Shqipëri, në atë kohë.

Në vitin 1961 bë festivalin botëror të rinisë në Helsinki, ai fitoi përsëri medaljen e argjendë, së bashku me baritonin Ramiz Kovaçi, dhe tenorin Gaqo Çako, edhe këtë dy këngëtarë që kanë bërë epokë në Shqipëri.

Mentori më ka treguar se ishte përsëri për të marrë medaljen e arit, por juria që kishte më shumë rus, nuk ja dha, pasi ishin prishur marrëdhëniet sovjetiko-shqiptare.

Në vitin 1962 Mentori, së bashku me sopranon Marie Kraja, morën pjesë në një turne në Çekosllovakinë e atëhershme.

Në këtë turne, u caktua një student që ishte në konservatorin e Pragës, e që quhej Ramazan Kaponja, studionte për klarinetë, e që ishte daja I Fatos Qerimit.

Ai u caktua si përkthyes, për të shoqëruar dy artistët. Më vonë ai kaloi klarinetë e parë në orekestrën e T.O.B. Në muhabetet që bënin në koridoret e teatrit, Ramazani tregonte se gjatë katër viteve si student, unë kam parë suksesin e Mentorit në Pragë, ku spektatorët nuk pushonin së duartrokituri për Mentorin, e që ai u mbulua nga tufat e luleve.

Në vitin 1964, Mentori së bashku me tenorin Gaqo Çakon, u nisën për një turne në Republikën e Kubës. Mbaj mend në atë kohë, Manush Myftiu anëtar I Byrosë Politike, porositi që Mentorit ti blinin një stof të trashë, që ne I thonin gub, e ti qepnin një pallto të mirë.

Mirëpo kur arritën në Havana, atje ishte ngrohtë, e nuk ishte nevoja për tu veshur. Atë pallto e kam, dhe e mbaj si një relikë të babait tim. Ata shoqëroheshin nga pianistja e talentuar, Lola Gjoka.

Në koncertin e parë, u pritën në një sallë të vogël, se menduan se ishin këngëtarë të zakonshëm, por kur dëgjuan interpretimet e tyre, u mahnitën, dhe vendosën të bënin një koncert të madh, të shoqëruar nga televizioni Havanës.

Një dirigjent në moshë të vjetër, që kishte dalë në pension, vendosi të dirigjonte për nder të artistëve shqiptarë. Mentori tregonte, se kur mbaroi koncerti, të gjithë spektatorët u grumbulluan dhe prisnin të dilnin nga teatri.

Në atë kohë ndërhyn policia, për të mos na shqetësuar, të cilët duartroksinin pa pushim. Mbaj mend thoshte Mentori, se kur po dilja nga teatri, një vajzë e re brune, vrapoi duke u afruar,dhe duke I kërkuar një autograf.

Unë I thashë se nuk kam as letër, as stilolaps. Ajo I afron një stilolaps, dhe I nxjerr kofshën për të firmosur një autograf. Natyrisht, unë firmosa dhe ajo u largua. Një nga baronistët kubanezë, I tha Mentorit se kam dashur të dhuroj një makinë, të firmës ‘Bujk’.

Unë duke menduar se kjo gjë ishte e pamundur, I thashë thotë Mentori, se mua Enveri më ka thënë shtëpi dhe një makinë shumë të bukur.

Mentori është dekoruar ‘Artist i Popullit’, në një ditë me të madhin Kadri Roshi, në një nga sallat e ish Pallatit të Kulturës. Ai është dhe laurat i çmimit të Republikës së Shkallës së Parë.

Turnetë e Mentorit janë të shumta, duke filluar nga ish Bashkimi Sovjetik, Bullgari, Hungari, Gjermaninë Lindore, Jugosllavi, Poloni, Austri, Kinë, Francë, Greqi, Çekosllovakinë e dikurshme, Kubë dhe shumë vende të tjera.

Ai ishte gjithashtu ‘Qytetar Nderi’ i Përmetit. Mentori kishte shumë dëshirë kur shkonte në Përmet. Kishte një respekt të madh për Laver Bariun, Sulejman Lamen, dhe sigurisht një dashuri për shokun e tij të dashur Ylli Zeqiri, I cili ishte një muzikant me një zë tenori të ëmbël.

Ai ja zbukuronte këngëve të bukura përmetare, me atë zërin e tij të ëmbël, si kadife. Në Përmet, Mentorin I ndodh një ngjarje shumë shokuese. Mentori kishte një djalë xhaxhai që quhej Suat Gega, që ishte shef I Kulturës në Pallatin e Pionierëve.

Një ditë të bukur ai thotë Mentorit, se do të bëj një turne në rrethin e Përmetit, me korin e pionierëve, dhe kam dëshirë të vish dhe ti, me Ylli Zeqirin, duke kënduar këngët e bukura përmetare, por dhe këngët partizane.

Në një fshat që quhej Pagri, u dha koncert për banorët. Në mbarim të koncertit, meqë nuk kishte hotele, trupa u nda nëpër baza, duke u strehuar në shtëpitë e fshatarëve.

Ylli Zeqiri, kishte një mikun e tij, dhe e rekomandoi Mentorin që të shkonte tek ai, dhe ashtu u bë.

Shkuan tek ai, I cili u gëzua shumë, që po I shkonte në shtëpi Mentor Xhemali. Ai ju shtroji një darkë të shijshme, dhe gjatë mbrëmjes kënduan këngët e bukura përmetare. Mirë po çfarë ndodhi?

Ajo ishte një familje që I kishin vendosur emrin kulak. Kaq u desh. Spiunët që mbanin veshët ngrehur, shkuan dhe raportuan në Komitetin e Partisë në Përmet, të cilët dërguan relacion në Tiranë, duke propozuar që të ndaloheshin  këngët e Mentorit, midis të cilave dhe kënga ‘Për Ty Atdhe’, si dhe t’i hiqej Titulli ‘Artist i Popullit’.

Katër muaj nuk u dhanë këngët , dhe Mentori rrinte mbyllur në shtëpi. Ishte periudha, kur ai kishte dalë në pension.

Edhe unë shkoja në punë, në Teatrin e Operas, dhe nuk komunikoja me njeri për çështjen në fjalë.

Një ditë, në një takim që kishte Enver Hoxha me artistët, I pyeti drejtuesit e kulturës, se nuk I kam dëgjuar këngët e Mentorit.

Ata I thanë, se ai kishte shkuar në shtëpinë e kulakut.

Enveri u nervozua, dhe tha, mirë ka bërë që ka shkuar, ka bërë propagandën e Partisë, prandaj jepini urgjent këngët e Mentorit.

Më kujtohet ajo ditë, se ishte festa e Çlirimit, kur ra telefoni, dhe një I afërt më lajmëroi që të hapnim radion tek Tirana. Ne kishim një radio Iliria, dhe Mentori kur e hapi, dëgjoi këngën ‘Për Ty Atdhe’.

Ai i ra parmakut me një grusht, dhe I qeshi fytyra nga gëzimi. Ai ishte një baba I mrekullueshëm. Unë them se nuk ka vjerr më të mirë se Mentori.

Bashkëshortja ime, e ëmbëla Manushaqe, kur lindi fëmijën e dytë që ishte djal, lindi me operacion dhe kaloi një gjendje shëndetësore jo të mirë, ku I rrezikohej dhe jeta.

Këtë gjë ne nuk e dinim, vetëm Mentori e kishte marrë vesh, ngaqë ai komunikonte me doktorët. Ai shkonte që në mëngjes, tek materniteti vjetër, dhe rrinte në trotuarin përballë dritares së maternitetit, duke komunikuar herë pas here me gruan time.

Blinte byreqe, dhe I hante tek pema, ku ai qëndronte deri në mbrëmje. Por, dhe gruaj ime ja shpërbleu, kur ishte I shtruar sëmurë, në spitalin e Traumës.

Ajo shkonte në mëngjes, dhe kthehej në darkë vonë, kur shkonim ne që të rrinim natën. Një nuse e rrallë.

Ajo kur Mentori duhej të lahej, se nuk ngrihej dot nga krevati, I nxirrte të gjithë jashtë, duke I thënë që të mos kishte turp, e zhvishte lakuriq nga mesi e poshtë, e lante dhe e pastronte.

Ai dhe në çastet e fundit, kishte një zë të mrekullueshëm, duke kënduar në krevat bashkë me gruan time, që ja priste këngët Mentorit.