Suplementi Pena Shqiptare/ Shefik Arifi: Alfabeti

Alfabeti im më i vogli
dhe më i madhi në botë!

Me të s’e pata të vështirë;
të njoh veten, shkencën dhe yjet;
të njoh gjithçka që më rrethon.

Sigal

Të njoh diellin, ajrin, epokën,
të njoh humbjen dhe fitoren, bukën, detin dhe tokën.

Alfabeti im, që më mësoi vështrimin përpara t’a hedh,
dhe që më vjen në ndihmë në pengesat e hallet që heq.

S’e pata të vështirë të njoh veten:
Të njoh vendin tim dhe botën.
Të njoh miqtë dhe kundërshtarët,
Të njoh bukën, detin dhe tokën.