Sekretari i Pargjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi nga Kukësi ka paralajmëruar se ky do të jetë ‘Dimri i Fundit’ për Shqipërinë.
”Dimri i Fundit” do të thotë fundi i këtij regjimi që ka shpopulluar në mënyrë dramatike Kukësin. Që ka larguar në mënyrë dramatike të rinjtë e Kukësit, Hasit e Tropojës nga trevat e tyre të mrekullueshme.”Dimri i Fundit “ do të thotë që vitin e ardhshëm Shqipëria do të ketë vetëm Pranverë’.
Ky paralajmërim i Blushit vjen në një ditë të veçantë në Shqipëri, që përkon me “Ditën e Çlirimit”.
Blushi tha se PL dhe PD janë në bashkëpunim shumë të ngushtë dhe në kohezion të plotë, sa i përket aksionit të përbashkët opozitar dhe po bëhet gjithçka për t’i shkurtur ditët regjimit që ka marrë peng të ardhmen e Kukësit dhe Shqipërisë.
Deklaratën Blushi e bëri pas një takimi me strukturat e PL-së së Kukësit, Hasit e Tropojës.