Vangjush Saro: Shqipëria mes të vërtetave dhe gënjeshtrave

Në shtyp, është folur shumë për trafikun e drogës dhe që, madje, në një kohë, hiqeshin nga puna radarët… për të vozitur në komoditet banditët (!) Tani po flitet për përfshirjen e emrave të rëndësishëm të administratës në dosjen Aruba. A thua mund të ketë qenë dhe mund të jetë kështu vërtet apo kemi të bëjmë me gënjeshtra? Si është puna me Liqenin, do të vazhdojnë ta rrethojnë me kulla apo do t’i bien shkurt, do ta thajnë fare? Vërtet, mileti merret edhe me gënjeshtra, por ca prej tyre, çuditërisht, vijnë si një realitet kokëfortë.

Ndonjëherë e lyp koha të kthehemi pas në kohë dhe të kuptojmë çfarë ka ndodhur, si ka qenë jeta pas zhgënjimeve që kemi përjetuar. Do të doja të shkoja thellë në histori: si dolëm të fundit nga pushtimi osman, pa gjuhë, pa fenë tonë; si u kacafytëm mes vedi në vitin e mbrapshtë; si shkoi Lufta pas Mukjes; si ikëm nga Blloku Socialist (ku gjithsesi shtyhej më mirë se ç’do të vinte më pas;) si katandisi Tranzicioni ynë karikaturë, etj.

Sigurisht, të gjitha këto hanë diskutim, edhe pse janë përvoja nga të cilat pak kemi mësuar. Por më mirë le të ecim në kohë. Çështja është që e gjithë historia dhe jeta jonë është njëlloj zhgënjimi. Për të mos shkuar larg këtë herë, le të kujtojmë se si në fillim të viteve ‘90 ne e mbështetëm shpirtërisht z. Edi Rama, atëherë Kryetar i Bashkisë së Tiranës, kur me ndihmën e Kryeministrit, z. Ilir Meta dhe të Prefektit të Tiranës, z. Taulant Dedja, u përfshi në një punë vërtet të madhe: pastrimi i Tiranës nga kioskat dhe gardhet alla fshatarçe… Por u zhgënjyem shumë shpejt, kur ato filluan të zëvendësohen me kulla, vetëm me kulla, aq sa sot ia kanë marrë frymën kryeqytetit. Kjo është një e vërtetë apo një gënjeshtër? Kini parë ndonjë vend evropian, ku trotuari të jetë 20 ose 30 cm? (“Është një mundim për mua të rrëfej, është një mundim që të hesht, sidoqoftë është një mjerim.” Eskili “Prometeu”)

Oreksi i kësaj administrate, vërtet u rrit së tepërmi këto kohë. Duke hapur krahun për gjithfarë ndërtimesh e zullumesh, mendohet se vendi do të zhvillohet dhe do të rriten të ardhurat, punësimi. Por për të shitur tokat bujqësore, për aeroporte, porte, zona të mbrojtura, lipset më shumë vëmendje; akte të tilla kanë nevojë për studime serioze dhe për miratim mbarëqytetar, nuk mund të vendosë kryeministri dhe servilët e tij.

NOA

Zhgënjimet për njerëzit janë. Por kur bëhen shumë, ata nuk i suportojnë dot. Kjo e lodhi qytetarin dhe e solli në protestat e këtyre ditëve; lëre se ç’përralla tregojnë ca politikanë mediokër si z. Balla që, në fakt,  shpesh bëhet një megafon i prishur në duart e shefit të tij. Le të vijmë prapë te kundërvënia mes të vërtetave dhe gënjeshtrave. Në çdo vend evropian, ka një kujdes për raportin e ndërtimeve me natyrën; tek ne, kjo e fundit rezulton pothuaj zero. Le të hidhen mbështetësit e z. Rama dhe të na mbushin mendjen për të kundërtën. Treguesit e ndotjes dhe zhurmave janë në shifra të frikshme. Hapësirat publike dhe mjediset çlodhëse nuk gjenden kund; në Shqipëri dhe, ca më pak, në Tiranë. Për të gjetur (për fëmijët) një pishinë apo një kënd lojrash (sa shumë kërkon) duhet t’i hipësh makinës nëpër atë terrin e trafikut. Kjo gjithashtu është… gënjeshtër? Jo. Nuk qenka. (“Një fëmijë tha: Ç’është bari?” U. Uitman)

Në shtyp, është folur shumë për trafikun e drogës dhe që, madje, në një kohë, hiqeshin nga puna radarët… për të vozitur në komoditet banditët (!) Tani po flitet për përfshirjen e emrave të rëndësishëm të administratës në dosjen Aruba. A thua mund të ketë qenë dhe mund të jetë kështu vërtet apo kemi të bëjmë me gënjeshtra? Si është puna me Liqenin, do të vazhdojnë ta rrethojnë me kulla apo do t’i bien shkurt, do ta thajnë fare? Vërtet, mileti merret edhe me gënjeshtra, por ca prej tyre, çuditërisht, vijnë si një realitet kokëfortë.

Dhe le të vijmë edhe njëherë në ngjarjet e fundit, në këto protesta që kanë sjellë kaq shumë pikëpyetje: për organizatorët, për qeverinë, për të ardhmen. Rëndësi ka tema, kanosja (me të drejtë) ndaj kastës politike, zhgënjyese. E realizon dot këtë PS dhe lideri i saj? E realizon dot këtë Opozita dhe lideri i saj? Më thoni ju, për atë Zot, çfarë duhet shkruar e shpresuar më tej…

Sidoqoftë, për shumë të tilla – “gënjeshtra” ishte fjala – kjo qeveri nuk është prononcuar. Dhe kur dikush na kujton se jemi larg dhe s’i shohim qartë dukuritë, kjo vjen cinike, ndërkohë që edhe ne i kujtojmë se mjaft të jesh i interesuar, bota sot është kaq e vogël; për më tepër, vijmë çdo vit dhe nuk kemi pritur çeljen përkohësisht të ndonjë linje “direkte”, çka mirë është, e përshëndesim, por nuk ia heqim dot zulmën propagandistike. Dhe kur e shkel tokën tënde, për shkak të ndjesive të profesionit, ashtu siç vë në dukje disa arritje – kam shkruar edhe për ato – po ashtu mund të ndjesh e të konstatosh edhe mosarritjet; pse jo edhe gjurmët e një politike të çoroditur dhe që bën të kënaqur vetëm një grusht njerëzish. Lidhja me vendin tënd është kaq natyrale, saqë nuk ka tjetër jetë a udhëtim ta zhbëjë.

E pra, më vjen keq të flas keq, por le të jemi të sinqertë dhe të hapur. Mendoj, gabohet gjithkush që shpreson se ia ka hedhur me historinë e inceneratorëve, atë të rrugëve me kosto dhjetëfish nga më parë, atë të dhënies së një ishulli shqiptar dhe tokave të tjera pa “lejën” e qytetarëve, pa një referendum. Oreksi i kësaj administrate, vërtet u rrit së tepërmi këto kohë. Duke hapur krahun për gjithfarë ndërtimesh e zullumesh, mendohet se vendi do të zhvillohet dhe do të rriten të ardhurat, punësimi. Por për të shitur tokat bujqësore, për aeroporte, porte, zona të mbrojtura, lipset më shumë vëmendje; akte të tilla kanë nevojë për studime serioze dhe për miratim mbarëqytetar, nuk mund të vendosë kryeministri dhe servilët e tij, apo edhe oligarkët në daçi.

Zhgënjimet mund të jenë të skajshme, madhore, por mund të jenë edhe “paqësore”, mes miqsh. Ndonjëherë, ata mërziten nga qëndrimet e tua dhe “zhgënjehen”. Por harrojnë që mund të jesh zhgënjyer ti më parë nga “militantizmi” i tyre. Për disa, unë nuk mendoja se “u dhimbset” kaq shumë z. Rama. Nuk po i kërkon njeri të pamundurën. (Tërhiqu, gjej një zgjidhje. Mjaft me kundërsulme, me ironi, me cinizëm, me diversion!) Mirëpo, ndonjëherë, zbulojmë që miqtë kanë mbrojtur po me kaq zell edhe liderë të tjerë, të mëparshëm, të hershëm apo të “kohëve moderne”. Dreqi ta hajë, është punë e tyre; por që të “adhnohen” me ne të pavarurit, me ne që s’e kemi dashur dhe s’e duam kultin e individit, kjo është e tepërt. S’dimë si të sillemi me ta, por ndjehemi keq. (“Më tepër i hidhëruar se i zemëruar,” siç thotë Horati. (“Hamlet”)

Dhe le të vijmë edhe njëherë në ngjarjet e fundit, në këto protesta që kanë sjellë kaq shumë pikëpyetje: për organizatorët, për qeverinë, për të ardhmen. S’na do kush të themi ç’janë këta Goxhaj e Hoxha, përveçse atje janë parë shumë vajza e djem me staturë bindëse; fundja, protestuesit le të kujdesen vetë për emrat, për protagonizmin, rëndësi ka tema, kanosja (me të drejtë) ndaj kastës politike, zhgënjyese. Nuk bëj pjesë ndër ata që mund të bërtasin me terma: tradhtar, burg, vdekje, a ku di çfarë. Por përtej çdo teprimi, përtej edhe faktit se çfarë mund të sjellë dita, nata, java, është koha për një ndryshim, për një ndryshim të madh, rrënjësor. E realizon dot këtë PS dhe lideri i saj? E realizon dot këtë Opozita dhe lideri i saj? Më thoni ju, për atë Zot, çfarë duhet shkruar e shpresuar më tej…