Pas tetë vitesh verifikimesh në sistemin e drejtësisë, vendimet e rrëzuara nga Gjykata Evropiane ende po sjellin pasoja financiare për shtetin shqiptar. Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila në disa raste ka konstatuar shkelje ndaj ish-magjistratëve të shkarkuar gjatë Vettingut. Pak ditë pas përfundimit formal të procesit, disa prej tyre morën detyra të reja në sistemin e drejtësisë pas vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Mes emrave që vijojnë karrierën në institucione të drejtësisë përmenden Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Ina Rama dhe anëtarë të tjerë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Procesi i Vettingut, i cili u konsiderua shtylla kryesore e reformës në drejtësi, u mbyll zyrtarisht javën e kaluar pas tetë vitesh aktiviteti. Gjatë kësaj periudhe, qindra gjyqtarë dhe prokurorë iu nënshtruan kontrollit të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale, ndërsa shumë prej tyre u larguan nga sistemi. Megjithatë, krahas rezultateve të pretenduara në pastrimin e drejtësisë, procesi ka prodhuar edhe pasoja që vijojnë të shfaqen. Një prej tyre lidhet me vakancat e krijuara në gjykata dhe prokurori, të cilat ndikuan në zgjatjen e proceseve gjyqësore dhe shtimin e dosjeve të prapambetura.Një tjetër aspekt ka të bëjë me vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila në disa raste ka konstatuar shkelje ndaj ish-magjistratëve të shkarkuar gjatë Vettingut.Mes rasteve më të njohura është ai i ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, Gentian Osmani. Gjykata e Strasburgut vlerësoi se shkarkimi i tij cenonte të drejtën për respektimin e jetës private, të garantuar nga neni 8 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.Si rezultat, shteti shqiptar u detyrua të paguajë 6 mijë euro për dëme jomateriale dhe 5 mijë euro për shpenzime procedurale. Gjykata sugjeroi gjithashtu që autoritetet shqiptare të shqyrtojnë mundësinë e rihapjes së procedurave në përputhje me standardet e Konventës.Një tjetër vendim në favor të ankuesit u dha për ish-prokurorin Ferdinand Elezi. Sipas Strasburgut, ai kishte kaluar me sukses vlerësimin e figurës dhe profesionalizmit, ndërsa largimi i tij nga sistemi nuk mund të mbështetej vetëm në problematika të analizës financiare. Për këtë arsye, Shqipëria u ngarkua me detyrimin për ta kompensuar për dëmin moral dhe kostot gjyqësore. Gjykata Evropiane konstatoi shkelje edhe në rastin e ish-kryetarit të Gjykatës së Pukës, Izet Kadana. Në vendimin e saj, ajo arriti në përfundimin se masa e shkarkimit nuk ishte proporcionale me objektivat që synonte të arrinte procesi.Në listën e magjistratëve që fituan betejën ligjore në Strasburg përfshihet edhe ish-gjyqtari i Apelit, Ervin Metalla. Për rastin e tij, shteti shqiptar u urdhërua të paguajë 26 mijë euro dëmshpërblim.Po ashtu, edhe ish-gjyqtari Besnik Cani arriti të sigurojë një vendim në favor të tij, duke rrëzuar në Strasburg vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ndër rastet me pasoja konkrete për sistemin është edhe ai i prokurores Antoneta Sevdari. Pas vendimit të Gjykatës Evropiane, ajo kërkoi rihapjen e procedurës dhe u rikthye në detyrë.Çdo humbje e shtetit shqiptar në Strasburg përkthehet në detyrime financiare që përfshijnë dëmshpërblime, shpenzime gjyqësore dhe pagesa të tjera që lidhen me periudhën e largimit nga sistemi. Këto detyrime mbulohen nga buxheti i shtetit, duke krijuar një kosto shtesë për taksapaguesit.Në të njëjtën kohë, vëmendje ka tërhequr edhe pozicioni i anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, institucioni që shqyrtoi në shkallë të dytë dosjet e Vettingut. Ndryshe nga magjistratët që kaluan në proces verifikimi, anëtarët e këtij institucioni nuk iu nënshtruan Vettingut.Pak ditë pas përfundimit formal të procesit, disa prej tyre morën detyra të reja në sistemin e drejtësisë pas vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.Mes emrave që vijojnë karrierën në institucione të drejtësisë përmenden Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Ina Rama dhe anëtarë të tjerë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Këta zyrtarë, që për vite vendosën mbi fatin profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve, tashmë janë pjesë e sistemit që reforma synonte të transformonte.




















