Nga Beqir Sina – SHBA/New York: Protesta e 10-të javore në mbështetje të protestave në Shqipëri

Screenshot
Beqir SINA – New York
Ndërsa protestat në Tiranë arritën ditën e 65-të, shqiptarët e New York-ut e shteteve për rreth shënuan të dielën e 2 gushtit protestën e tyre të 10-të javorë.
Çdo të dielë, para Konsullatës Shqiptare dhe Misionit të Përhershëm pranë OKB-së, her më shumë në numër dhe her më pak, ata dalin përsëri me të njëjtën vendosmëri, me të njëjtat sloganë dhe pankarta si 65 ditë në Tiranë  para kryeministrisë.
Shqiptarët e diasporës në New York, thonë se në të gjitha protestat e tyre e mbështesin fuqishëm kërkesën për largimin e regjimit të Edi Ramës, të cilin e quajnë diktatorial dhe anti-shqiptar.

Aktivisti Mark Qehaja një nga ata pjesëmarës që nga java e para në këto protesta,  tha se jemi çdo javë këtu në New York, qendrën e botës, përballë ambasadës së Shqipërisë, në protestë kundër regjimit antikombëtar të Edi Ramës.
“Protesta jonë, tha ai është në mbështetje të atyre që për 65 ditë vazhdojnë protestën në zemër të Shqipërisë, në Tiranë”.
Më pas Qehaja dha lajme të mira e shumë të këqija siç i quajti ai për t’i prezantuar  përpara protestuesve.
Veprimtari nga New Yorku, tha se lajmi i mirë është se protestat po vazhdojnë pa ndalim e me një fuqi të jashtëzakonshme në këto ditë të nxehta gushti në Tiranë, më se dy muaj pa u ndalur.
Ndërsa, potencoi ai se regjimi i Edi Ramës, tashmë ka marrë fund, “i është çjerrë maska në sytë e gjithë shqiptarëve dhe botës mbarë!”
Zoti Qehaja dha edhe një lajm që ai e quajti  i keq duke ironizuar se presidenti Bajram Begaj – sipas tij ka humbur në drejtim të paditur, pra nuk “ekziston” personi i tij për ne.
“Shqipëria dhe shqiptarët janë pa president!” u shpreh Qehaja
Me këtë rast, nëpërmejt megafonit ai “qortoi” presidentin Begaj, “se në qoftë se ka sado pak respekt për uniformën që ka pasur veshur, të dalë si komandant i përgjithshëm dhe të kërkojë në mënyrë urgjente shpërndarjen e Parlamentit, dhe formimin e një qeverie të re!”
Duke folur për protestën ai tha se është në dinjitetin e Edi Ramës, si shqiptar që menjëherë të japë dorëheqjen si diktatori i fundit komunist i Shqipërisë, dhe të hapë rrugën e demokracisë së vërtetë.
Gjatë fjalës së tij aktivisiti Qehaja, nuk la pa permendur dhe shqetësimin e shqiptarve të Amerikës, lidhur me atë të hapjes së konsullatës serbe në Shkodër.
Duke thënë se : “Lajm shumë i keq është se takimi i ministrit tonë Ferit Hoxha me ministrin Marko Gjuriç, duke kërkuar hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, dhe duke shkelur dhe dëmtuar dinjitetin e Kosovës dhe martirëve të saj, është i pa-falshëm dhe anti-kombëtar”.
Me këtë veprim, tha ai, vazhdon hapur tradhtia e qeverisë antishqiptare të Edi Ramës.
“Kurse, sot, pas shumë vitesh, në Mitrovicë, zbulohet një varr masiv me shqiptarë, të masakruar nga forcat serbe, theksoi Qehaja,  si për çudi, atdhetari dardan Isuf Hoxha, i cili mban të njëjtin mbiemër me ministrin e Punëve të Jashtme Ferit Hoxha, është i varrosur i vrarë atje. Atje pijërisht në në atë varr ku janë edhe eshtrat e shumë shqiptarëve të cilët u masakruan nga forcat serbe. Që janë të gjithë shqiptarë të një gjuhe, të një gjaku dhe të një flamuri.”
 Qehaja, shpreu çudinë e tij  se ku e merr guximin ky diplomat pro-serb të takohet me serbët, pa njoftuar Kosovën, dhe pa kërkuar që serbia ka për të paguar dëmshpërblimet e luftës?
“Kjo për mendimin tim është tradhti e hapur! theksoi Qehaja
Ndërsa, nëpërmjet megafonit ai nga New Yorku, para Misionit të Përhershëm  të Shqipërisë në New York, ku po fliste në këtë protest ju drejtua ish ambasadorit Ferit Hoxha duke i thënë : si do të ndihesh ai po të kishte 57 varre të familjes së tij, përballë shtëpisë së tij, ashtu siç janë në Prekaz përballë kullës së Rifat Jasharit?
“Ju i jeni borxhli ndaj kombit dhe për këtë tradhti të hapur shqiptarët nuk do t’ju falin kurr!” u shpreh Qehaja.
Ndërsa e mbylli fjalën e tij – duke bër  thirrje edhe Shkodrës të ngrihet në këmbë për të mos lejuar hapjen e konsullatës serbe në qytetin e tyre historik.
Në fund me thirrjen solmne Shqipëria e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve! përfundoi fjalën e tij aktivisi nga New Yorku, Mark Qehaja.
Në këtë protestë u kritikua ashpër edhe nga protestues të tjer heshtja e Presidentit Bajram Begaj.
Protestuesit e quajtën “President në gjumë” dhe kërkuan që të zgjohet për të shpërndarë parlamentin, të cilin e konsiderojnë ilegjitim dhe anti-kombëtar.
Ata kërkuan gjithashtu ndjekjen penale të deputetëve që kanë miratuar ligje anti-kombëtare.
Duke ju bërë edhe një thirrje e qartë të gjithë atdhetarëve që jetojnë në New York, e rrethinë që të bashkohen, të ngrenë zërin dhe të mos qëndrojnë indiferentë.
Po ashtu nga protestuesit u kërkua që policia të mos mbrojë më një regjim që për shumicën e shqiptarëve është i “vdekur”.
Incidenti me thikë ndaj Progrinit në Tiranë u përmend si shenjë e fundit të një pushteti që ka humbur çdo legjitimitet.
Një protestues i ardhur nga Tirana i tha të pranishmëve: “Trimat e protestës dinë të kundër/përgjigjen. Historia e ka dëshmuar. Mos guxoni t’i intimidoni dhe kërcënoni protestuesit në Tiranë.”
Protestuesit po ashtu falënderuan të gjithë ata ata protestues që po qëndrojnë me vendosmëri çdo të diel, dhe që janë në krye të këtyre protestave së bashku me disa aktivist të tjer madje edhe duke publikuar vazhdimisht protestat e New York-ut me vlerat që ato mbartin në komunitet.
Mesazhi final i kësaj proteste ishte i qartë, për sa kohë do të vazhdojnë protestat në Tiranë, çdo të dielë në New York, dhe gjithë Amerikën e Kandanë do të ketë protesta, deri në largimin e Edi Ramës dhe të kësaj qeverie, që protestuesit e quajtën anti/kombëtare, të korruptuar dhe dikttatoriale..
Kështu  të paktën thanë drejtuesit e kësaj proteste në New York, që kësaj jave ishin në javën e 10të, duke bërë edhe një her thirrje të fuqishme me megafonë, drejtuesve të shoqatave e organizataveqë  ti bashkohen protestave të tyre, sa më shpejt.
Thirrje u bë edhe për qëndres dhe vendosmëri të pandryshueshme nga protestuesit shqiptaro amerikan .
Protesta e 10të këtë dielë, para Konsullatës Shqiptare dhe Misionit të Përhershëm pranë OKB-së, megjithë “vëzhgimin” e policisë njujorkeze, dhe vendosjes së barrierave të hekurta, ishte paqësore dhe pa asnjë incident.
Sigal