Vladimir Lulaj: Kur do kemi kurajo për të protestuar…?!

Të dashur shokë ish skënderbegas dhe ish ushtarakë atdhetarë! Besoj se nuk kemi harruar faktin se ish qeveria berishiane n’a “grabiti..” SHQUP-in.” Neve, ish ushtarakëve atdhetare, duke e shndërruar në selinë e PD dhe asnjëherë nuk kemi protestuar. Gjithashtu, me propozimin e bashkëpunëtorit të ish sigurimit të shtetit monist, ministrit Ridvan Bode të Qeverisë Berisha, u pakësuan në masën 42% pensionet e parakohshëm për vjetërsi shërbimi të ish ushtarakëve, por sërish prej vitit 2009 asnjëherë nuk kemi protestuar. Partia gënjeshtare e socialistëve antisocialistë u kërkoi votat komunitetit të ish ushtarakëve, duke n’a premtuar se me ardhjen e tyre në pushtet, në vitin 2013, do e zbatonin statusin e ushtarakut dhe kthenin SHQUP-in, por thjesht n’a mashtruan dhe sërisht nuk protestuam. Çuditërisht, dhjetramijë familjet e komunitetit të ish ushtarakëve, ndonëse kishin partinë e tyre, votuan sërisht, në qershor të vitit 2017 dhe në qershor 2021, sërisht për pushtetin politik të neodiktatorit Edi Rama, me preteksin idiotesk se gjoja zgjodhën të keqen më të vogël. Më vjen keq t’a them, por është fakt se ish-ushtarakët nuk disponojnë ende kurajon e domosdoshme për të votuar kundër triadës destruktive dhe antipopullore të politikanëve të shtetit partiak Edi Rama – Sali Berisha – Ilir Meta; pra janë sjellë për 32 vite si lakej, servilë, ose shërbëtorë të pushtetit politik destruktiv antipopullor. Tashmë shumica e ish ushtarakëve janë mbi 70 vjeçarë, pra janë mosha e tretë. Ky kontigjent familjar disponon në vetvete minimumi 300 mijë vota; por akoma nuk koncepton dot fuqinë e madhe elektorale, e cila sjell ndryshimin; konkretisht mundësinë reale që ka, sipas sistemit proporcional rajonal D’Hond, se mund të delegojnë këshilltarë dhe kryetarë bashkish në pushtetin lokal, gjatë zgjedhjeve të 14 Maj 2023, si dhe në parlamentin aktualisht partiak të Shqipërisë minimumi 30 deputetë të popullit sovran dhe jo lakej të pushteteve politikë. Deri kur komuniteti i ushtarakëve do votojë për partitë shtet antishtet juridik që për 32 vite rresht nuk kanë zbatuar statusin e ligjit organik të ushtarakut?! Me kë janë ish-ushtarakët?! Pse nuk kanë kurajo të demostrojnë kundër pushtetit destruktiv të partive shtet?! Pse nuk janë me familjet e tyre, por mbështetës të ediramëve, neodiktatorëve, jollogaridhënësve, despotëve dhe sundimtarëve të Republikës?! Marrëveshja antikombëtare, antikushtetuese, antishtetërore dhe antipopullore e firmosur nga Sali Berisha dhe Edi Rama më 21 prill 2008, u dha tagër kushtetuese antikushtetuese kryetarëve të partive politike të emërojnë deputetët me lista të mbyllura; kësisoj dyada destruktive Berisha-Rama rrëzoi me puç antikushtetues më 21 prill 2008 Republikën, të cilën e morën nën kontroll Kryeministrat superligjorë despotë dhe jollogaridhënës, që tashmë barabiten me vetë shtetin partiak antidemokratik ediramë. Kur do “zgjohen nga gjumi” ish-ushtarakët mbi 70 vjeçarë, kur do zgjedhin këshilltarë, kryetarë bashkish dhe deputetë të popullit vajzat, djemtë, mbesat e nipat e tyre dhe jo lakejtë, servilat dhe mercenarët prosllavë, mbështetësit e platformës antikombëtare “open ballkan” të dyadés politike të sundimtarëve antipopullorë Edi Rama dhe Sali Berisha?!

Vlorë, më 19 Shkurt 2023.

NOA