Vetëm një vit më parë, Bashkia e Tiranës e prezantoi me krenari si një nga projektet më inovative të hapësirave publike. “Tirana Moons”, biblioteka urbane e konceptuar për të promovuar leximin në natyrë, u inaugurua mes propagandës. Instalacioni u vendos në sheshin “Nënë Tereza”, pranë Korpusit të Universitetit Politeknik dhe Universitetit të Arteve. Projekti u ideua nga arkitekti austriak Chris Precht dhe synonte të krijonte një ambient ku qytetarët të lexonin libra në një hapësirë të mbuluar, të rrethuar nga gjelbërimi. Por vetëm një vit më vonë, pamja është krejt tjetër.Gjelbërimi që ishte pjesë e konceptit arkitektonik është tharë pothuajse i gjithi. Bimët që duhej ta shndërronin këtë hapësirë në një oaz leximi janë kthyer





















