E rëndë në Durrës/ Humb jetën 40-vjeçari gjatë punës në një kantier ndërtimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku një 40-vjeçar  ka humbur jetën gjatë punës në një kantier ndërtimi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4 të qytetit. Sipas informacionit të policisë, shtetasi me iniciale E. L., rreth 40 vjeç, është dërguar menjëherë në spital pas momentit kur u gjet pa ndjenja.

Sigal

Pavarësisht ndërhyrjes dhe ndihmës së dhënë nga mjekët, 40-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.