Komisioni i inceneratorëve, Shehaj: Partia e bravave dhe Rama dakortësuan që LSI të mos ishte pjesë

212
Sigal

E ftuar në një emision, nënkryetarja e LSI për Tiranën Brisida Shehaj sqaroi se përse mungonte LSI në komisionin e Inceneratorëve, për aferën miliona euro.

Shehaj akuzoi se kjo mungesë e LSI në këtë komision vjen nga një dakortësi e PD-së dhe PS-së edhe pse hetimet e SPAK kanë nisur si pasojë e denoncimeve të LSI për korrupsionin dhe evazionin e ish-ministrit Lefter Kokës me rreth 15 kompani.

Shehaj: LSI mungon sepse PD nuk pati një dakortësi edhe pse pati një kërksesë përsa kohë arsyeja se përse ka nisur ky hetim nga SPAK është nisur nga denoncimi i LSI-së me dokumentacion dhe dosjet në këtë institucion. PD dhe partia e bravës në dakortësi me Ramën nuk pranuan që të kishte një prezencë të LSI-së në këtë komision. Kjo gjë nuk ka peguar në denoncimet tona, pasi kemi vazhduar denoncimet se si skema e parë korruptive e zoti Koka kishte edhe evazion dhe pastrimin e parave me një sërë kompanish. Nga kjo u faktua evazioni dhe korrupsioni i zotit Koka. Mos dëshira e SPAK për të vazhduar këtë hetim, pasi akuzon Lefter Kokën për këtë korrupsion me këto kompani dhe këta pronarë të 15 kompanive vazhdojnë të jenë të lirë pa masa sigurie të marra, vazhdojnë pa asnjë sekuestro preventive mbi aksionerët dhe pronarët e tyre, për ne kjo është e pa plotë.