“Morën 1.5 mln lekë florinj”, detaje të reja dalin në dritë nga grabitja në Paskuqan

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të grabitjes në Pasuqan, ku nga policët e komisariatit nr.5, është mësuar se dy grabitësit e maskuar kane ndjekur të njejtin itinerar për të kryer grabitjen.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se dy autorët kanë përdorur rrugicat periferike të Kamzës, duke shmangur rrugët kryesore. Të njëjtin itinerar ndoqën edhe pas grabitjes.

Sigal

Në momentin që hynë brenda në argjendari grabitën vetëm sende floriri të cilat shkojnë mbi 1.5 milionë lekë. Grupi hetimor ka dyshime se autorët e njohin mirë zonën, për shkak të itinerarit që kanë ndjekur.

Dyshohet se njëri prej autorëve të ketë shkuar si klient ditë më parë, pasi kishin dijeni të plotë ku ndodheshin bizhuteritë me vlerë të konsiderushme. Nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë pasur bashkëpunëtorë të tjerë.

Autorët nuk janë të njëjtit të grabitjes së 16 majit në një tjetër argjendari po në Kamëz, pasi të dy rezultojnë të arrestuar.