Igli Tare drejt divorcit nga Lazio, kush pritet ta zëvendësojë

204
Sigal

Lazio dhe Igli Tare mund të ndahen vërtet në fund të këtij sezoni. Nuk është mister që drejtori sportiv i skuadrës nuk është në përputhje me Maurizio Sarri për strategjitë e tregut dhe ky problem do t’i shtynte palët drejt ndarjes pavarësisht përpjekjeve ndërmjetësuese të presidentit Lotito.

Sipas asaj që raportohet nga Gazzetta dello Sport , klubi kapitolinë ka zgjedhur tashmë Angelo Fabianin si zëvendësues të trajnerit shqiptar.

Një figurë që e njeh dhe punon me Lotiton prej shumë vitesh, pikërisht që nga koha e Salernitana dhe që aktualisht mban një rol drejtues në ekipin e femrave të Lazio.

Sa i përket të ardhmes së Tares, ka ende shumë pasiguri. Shqiptari ka admirues jo vetëm në Itali, por edhe në Bundesligë.