Shfaqën shenja asfiksie, punonjëset e një fabrike në Bathore përfundojnë në QSUT

65
Sigal

Disa punonjëse të një fabrike në Bathore kanë përfunduar në QSUT me shenja asfiksie. Ngjarja është konfirmuar nga policia e Tiranës.

Bëhet fjalë për një fabrikë teli, ndërkohë që punonjëset kanë shfaqur simptoma asfiksie. Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 25.05.2023, janë paraqitur për kontroll mjekësor në QSUT disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore, të cilat gjatë qëndrimit në ambientet e punës nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie. Dy prej këtyre punonjëseve, shtetaset T. D., 42 vjeçe, dhe F. N., 47 vjeçe, ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.