Lezhë, arrestohet Albin Doda, i dënuar me 19 vjet burg në Itali për trafik droge

616
Policia e Lezhës ka ndaluar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të dënuar në Itali me 19 vjet e 2 muaj burg për “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku është ndaluar shtetasi Albin (Arben) Doda, banues në Laç, Kurbin. 
Gjykata e Milanos, e ka dënuar këtë shtetas me 19 vjet e 2 muaj burg për “Trafikim te Lëndëve Narkotike” dhe ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi në Itali.
Sigal