Ngrihet pyetja: A po kërkon BE “kokën” e Frida Krifcës? Ish-ministrja po hetohet për mashtrime me fondet e BE dhe e ka paditur vetë OLAF. Mos vallë po afron dhe arrestimi i saj?
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se Frida Krifca ka vjedhur fondet e BE për bujqësinë. Ish-kryeministri tha se 130 milionë eurot e BE ua dha njerëzve për të ndërtuar vila dhe resorte turistike. Berisha u shpreh gjithashtu se Brukseli i kapi në flagrancë duke vjedhur, ndërsa theksoi se bëri këshilltare Krifcën, ndërkohë që ajo e ka vendin në burg. Sot një pjesë e administratës është shushunjë. BE tha për fermerët 130 mln euro. Çfarë bëri Edi Rama? Rama ua dha Xhaçkave të tij, ja u dha njerëzve për të bërë vila dhe për të ndërtuar resorte turistike dhe biznese. Jua dha këtyre që vodhën 130 mln euro, djegësit të Tiranës.
Brukseli i kapi në flagrancë duke vjedhur, i ndërpreu fondin menjëherë dhe vazhdoi studimi për të lëshuar mandat arresti. Njeriu përgjegjës për këtë që quhet ish ministrja Krifca, e mori direkt këshilltare, çka do të thotë se paratë i kishte vjedhur bashkë me të. Si mund ta marrësh atë këshilltare për bujqësinë, ajo e ka vendin prapa hekurave”,- tha Berisha.
Ish-ministrja po hetohet për mashtrime me fondet e BE-së të cilën e ka paditur vetë OLAF, por ende mbetet enigmë se kush e bllokon arrestimin e saj?! Në progres-raportin e publikuar të bie në sy fakti se BE ndalet te IPARD dhe fondet që jep, duke i kërkuar llogari qeverisë për më shumë kontroll në mënyrë që fondet të shkojnë në destinacion dhe jo në xhepat e zyrtarëve.