Deputeti Mziu: Reforma territoriale e njëanshme, më shumë pushtet në qendër, më pak demokraci për qytetarët

Deputeti i PD, Xhelal Mziu ka reaguar lidhur me diskutimet që u mbajtën në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku theksoi se Shqipëria meriton më shumë se propaganda dhe varfëria.

Mziu: Shqipëria nuk mund të presë më!Përballë një realiteti të rëndë politik, korrupsionit që po gërryen shtetin dhe një qeverisjeje që ka humbur kontaktin me qytetarët, heshtja nuk është alternativë dhe dorëzimi nuk është zgjidhje!Shqipëria meriton më shumë se propagandë, varfëri, padrejtësi dhe largim masiv të të rinjve. Merit on një shtet që u shërben qytetarëve, jo interesave të pushtetit!

Sigal

Koha kërkon guxim, bashkim dhe vendosmëri!PD ka përgjegjësinë të kthejë shpresën në besim, zemërimin në reagim dhe reagimin në ndryshim!Për një Shqipëri me dinjitet, drejtësi dhe të ardhme!  Shteti në duart e krimit të organizuar!  Përballë kësaj situate alarmante, kërkohet veprim, vendosmëri dhe përgjegjësi e lartë politike!

Reforma territoriale e njëanshme:  më shumë pushtet në qendër, më pak demokraci për qytetarët!

Jo me referendum dhe konsultim të vërtetë me qytetarët.Jo decentralizim, por centralizim të pushtetit.Jo zhvillim, por shkrirje të 15 bashkive dhe shpopullim të mëtejshëm të vendit. Një reformë pa kritere të qarta, e diktuar nga interesat elektorale dhe pazaret me grupet kriminale, në drejtim të kundërt me frymën europiane.

PD ka një alternativë konkrete: nga 61 në 100 bashki!

Një projekt decentralizimi, në frymën e BE-së dhe në mbështetje të qytetarëve, për t’ua kthyer pushtetin komuniteteve, për të ndalur eksodin e fshatrave dhe për të garantuar akses në arsim, shëndetësi, bujqësi e blegtori.Jo vetëm të ndalim shpopullimin, por të krijojmë kushtet që diaspora të rikthehet në Shqipëri!Më shumë bashki, më shumë demokraci, më shumë shërbime dhe më shumë Shqipëri!