E përplasi makina teksa ecte në rrugë, humb jetën 75-vjeçarja shqiptare në Itali

85
Sigal

Fatal ka rezultuar fati i një 75-vjeçareje shqiptare në Itali, e cila ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë. Mësohet se moshuara është gjetur e pajetë në rrugë në Granarolo dell’Emilia në Itali. Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për Salie Gjonzenalajn. Aksidenti ndodhi dje në Granarolo.

Trupi i viktimës është gjetur pas disa orësh në rrugë. Shqiptarja është përplasur për vdekje nga një mjet që drejtohej nga një italian. Drejtuesi i makinës ishte një 55-vjeçar italian, i cili pretendohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllat e ndriçimit dhe më pas duke dalë nga rruga.

Kanë qenë familjarët që janë alarmuar duke mos parë 75-vjeçaren të kthehej në shtëpinë e saj, jo shumë larg vendit të tragjedisë. Mësohet se një nga fëmijët e saj ka gjetur trupin e të moshuarës fshehur mes bimësisë në rrugë, zonë ku ajo dilte për shëtitje.