Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin: Mjeti del nga rruga ,plagoset pasagjerja

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec – Lin, në afërsi të fshatit Piskupat.

Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga, ndërsa e plagosur ka mbetur pasagjerja e këtij mjeti.

NOA

Kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e saj nga mjeti, ndërsa është dërguar menjëherë drejt spitalit për shkak të dëmtimeve të marra. Raportohet se e dëmtuara nuk paraqet rrezik për jetën.