Qumështi helmues ka përfunduar prej janar-prill në tavolinat, në goten e fëmijëve, në çerdhet, kopshtet, shkollat, spitalet, pas pulave me salmonelë, mandarinave, specave dhe luleshtrydheve me pesticideve
Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara aflatoksinë sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë.Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut.Çdo konsumator ka të drejtë të informohet se cilat janë kompanitë që tregtojnë qumështin që i rrezikon shëndetin, por ky informacion mbahet “sekret” nga AKU.Denaj hesht.
01
“Sallami që në Itali kushton 25 euro/kg, tek “BIO JU” shitet 39.900 lekë/kg!“
Një konsumator ka zbuluar një abuzim të frikshëm me çmimet tek supermarketi BioJu. Bëhet fjalë për sallamin italian “Levoni Milano”, që në Itali kushton 25 euro për kilogram (rreth 2.600 lekë), ndërsa në supermarketin “Bio Ju” në Tiranë, i njëjti produkt shitet për 3.990 lekë për 250 gram, pra gati 40.000 lekë për kilogram.Fotot e dërguara për joq tregojnë se bëhet fjalë për të njëjtin produkt, të njëjtës markë dhe me të njëjtën peshë. Kjo diferencë e dallueshme në çmim ka nxitur zemërim të madh dhe thirrje për ndërgjegjësim publik nga konsumatorët shqiptarë.“Ju lutem publikojeni. Le ta shohin të gjithë dhe ndoshta dikush do të fillojë të ndërgjegjësohet,” shkruan qytetari që ka dërguar rastin.Ky rast ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën si çmohen produktet importi në tregun shqiptar dhe sa i mbrojtur është konsumatori nga abuzimet e tregtarëve.A është ky një rast maja e ajsbergut të abuzimeve me çmimet e produkteve ushqimore në vend?
INFO
Vlerat e mostrave jokonforme të zbuluara në Shqipëri :
Për vitin 2024:
- 0.203 µg/kg → 4.06 herë mbi kufirin e BE
- 0.325 µg/kg → 6.5 herë mbi kufirin e BE
Për periudhën Janar–Prill 2025:
- 0.150 µg/kg → 3 herë mbi kufirin e BE
- 0.210 µg/kg → 4.2 herë mbi kufirin e BE
- 0.221 µg/kg → 4.42 herë mbi kufirin e BE
- 0.331 µg/kg → 6.62 herë mbi kufirin e BE
- 0.882 µg/kg → 17.64 herë mbi kufirin e BE
1.76 here mbi kufirin e FDA në Amerikë
- 0.293 µg/kg → 5.86 herë mbi kufirin e BE
- 0.228 µg/kg → 4.56 herë mbi kufirin e BE
- 0.337 µg/kg → 6.74 herë mbi kufirin e BE
02
Tonelata qumësht në tavolinat e shqiptarëve
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë gjithë vitit 2024 u zbuluan dy mostra me përmbajtje të tejkaluar të aflatoksinës, ndërsa vetëm në katër muajt e parë të 2025-ës, numri i mostrave të kontaminuara është katërfishuar. Vlerat analitike të matura kanë shkuar deri në 0.882 µg/kg, shumë më tepër se normat e lejuara ligjërisht.“Piranja’, i është drejtuar me një kërkesë AKU-së e cila ka pranuar se aflatoksina ka qenë e pranishme në plot 8 mostra të marra në periudhën Janar-Prill 2025.
Në përgjigjen zyrtare të AKU thuhet se për produktet e pasigurta janë marrë masa administrative, përfshirë bllokimin dhe asgjësimin e produkteve, si dhe ndjekja e gjurmueshmërisë deri në nivelin e fermerit. Qumështi që u tërhoq nga tregu do të asgjësohet, ndërsa tonelata të tjera u konsumuan nga qytetarët shqiptarë.Çdo konsumator ka të drejtë të informohet se cilat janë kompanitë që tregtojnë qumështin që i rrezikon shëndetin, por ky informacion mbahet “sekret” nga AKU .AKU nuk ka bërë publike emrat e kompanive të përfshira, por mediat kanë konfirmuar se bëhet fjalë për të paktën një nga kompanitë e mëdha të prodhimit të qumështit në vend..Ministrja Anila Denaj nuk ka bërë asnjë njoftim publik mbi këtë skandal të ri të sigurisë ushqimore në vend.
Pas rasteve të mishit me salmonelë dhe luleshtrydheve me pesticide, Shqipëria po përballet me një tjetër skandal serioz në fushën e sigurisë ushqimore. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka pranuar zyrtarisht se aflatoksina, një substancë e rrezikshme dhe kancerogjene, është zbuluar në disa mostra të qumështit të tregtuar për konsum.Institucioni (AKU) ka konfirmuar se gjatë periudhës janar–prill 2025, 8 mostra të qumështit kanë rezultuar jokonforme për shkak të përmbajtjes së lartë të aflatoksinës M1.
Çfarë është Aflatoksina?
Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri.Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara aflatoksinë sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë.Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut.Sipas OBSH-së aflatoksinë është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht dhe të veshkave.
03
Ministria e Bujqësisë fshehë skandalin e aflatoksinës
Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli e ka cilësuar skandal të Ministrisë së Bujqësisë fshehjen e pranisë e aflatoksinës në qumështin e konsumuar nga qytetarët shqiptarë.Në fshehje të plotë nga institucionet shtetërore, shqiptarët kanë konsumuar qumësht dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Nga 26 mostra të marra nga Janari 2024 deri në Prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive, pra gati 40% të qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore.Në vitin 2024 ishin vetëm 2 mostra jokonforme. Por vetëm për katër muajt e parë të vitit 2025, janë zbuluar 8 mostra jokonforme – disa me vlera tronditëse si 0.882 µg/kg, shumë mbi kufirin e lejuar maksimal prej 0.05 µg/kg.Po autoritetet çfarë kanë bërë?Kanë heshtur.Nuk kanë informuar publikun.Kanë marrë disa “masa administrative” dhe bllokuar produktin vetëm pas konsumit.Kanë kërkuar “gjurmueshmërinë”, ndërkohë që qumështi helmues ka përfunduar në tavolinat tona, në goten e fëmijëve tanë, në çerdhet, kopshtet, shkollat, spitalet, shtëpitë tona.Ku janë rezultatet e inspektimeve për qumështin që qarkullon në fabrika , baxho, supermarkete, qumështore, restorante dhe markete lagjesh?Pse nuk është ngritur asnjë kallëzim penal për shpërndarjen e ushqimeve të rrezikshme?Kush janë fabrikat burimi i këtij produkti të ndotur?