Gëzim Llojdia: Bulevardi i palmave dhe i rrapeve në Vlorë

20
Sigal

1.Ne banojmë në një qytet mesdhetar. Madje vet, Albania nga 22 shtete të Mesdheut. Renditet e para. Duke parë bulevardin e palmave në qytetin grek të Kosit. Hijezimi dhe rreshtimi i tyre para kështjellës , ç’madhështi. Bulevarde të tillë janë të preferuar nga turistët. Duan shtëpinë mesdhetare. M’u kujtua se dikur edhe në Vlorë, qyteti mesdhetar kishte një bulevard të palmave. Mirëpo ne si gjithmonë, kemi një të keqe. Gjithmonë kemi qenë në periferi të Mesdheut, Ballkanit, BE. Ose s’kemi bërë pjesë fare! Ngaqë ngujoheshim në ato kullat tona. Dhe prej andej, bënim sehir botën! Nejse…Mesdheu është edhe sot shtëpia e shumë shteteve me një klimë mesdhetare. Kthehemi te qyteti ynë mesdhetar. Qyteti ynë vitet e fundit ka rikonstruktuar bulevardet e tij. Dhe si ngjajnë sot këto bulevarde? Si të një qyteti mesdhetar, apo të një qyteti alpin? Kur i pyet sot nostalgjikët të thonë? E’h o burrë atëherë ishte më bukur! Kur ishte bukur? Në kohën e qepës! Kohë e qepës e qepës po ata e bënë bulevardin me palma krejt si vendet e mesdheut, por Mesdheun e shihnin me dylbi. Mirëpo. Kjo kronikë zë fill kështu…

Dikur ishte një bulevard. Ishte me portokaj. Dikur ishte një bulevard. Ishte me palma feniks. Aktualisht është një bulevard. Ky bulevard zgjatet nga sheshi i Skelës te xhamia e qytetit. Bulevardi quhet sot:Ismail Qemali”. Dikur në zhargonin e vendasve thërritej si:“Bulevardi i portokajve, i palmave dhe së fundi i rrapeve”. 2015. Kronikë lajme: U gjet shkaku i tharjes së palmave feniks në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë. Kronika bënë fjalë për një insekt. Ky insekt ardhur nga Mesdheu. Nga jugu i Italisë, Francës, Spanjës. Ky insekt i tmerrshëm kishte shkaktuar dëmtime masive në palmat mesdhetare.

Kështu u zhduk një specie bimore dekorative. Ajo kishte zbukuruar qytetin jugor. Vendosur në të dy anët e bulevardit. Aso kohe vlonjatet e thërrisnin këtë bulevard si: “Bulevardi i palmave”. Zgjerimi i bulevardit mbahet mend në prag të një ndeshje ndërkombëtare. Ndeshja ishte:”Flamurtari” dhe”Partizani i Beogradit”. Qyteti u fotografua kantier ndërtimi në rrugët e tij. Palma në përmasa të mëdha. U zhvendosën. Dikur ishin prerë portokallet. Jo: quheshin nerenxa. Emër i bukur. Aroma e tyre. Gjithandej .Bletët kryenin pllenimin. Kështu ishte :”bulevardi i portokajve”. Dhe kënga që nxori Trio vlonjate:”Aromë portokalli”. Pastaj erdhi kjo ndeshja ndërkombëtare .Me fqinjët armiq, që vinin nga veriu i ngrysur i Ballkanit. Zbrisnin në tokën tonë jugore. Në qytetin tonë. Ne ishim mesdhetarë. Qyteti ynë, frynte era të ngrohta jugore. Por edhe tallaze lufte të kohës. Ishte llohë dimri dhe luftë e ftohtë. Dikur ishim në një kamp socialist. Mbetur nga lufta e dytë e përbotshme. Por më vonë ikëm. Kështu me jugosllavët u ndamë në 48. Por një ekip futbolli i tyre zbriste në qytetin tonë.Ishte futboll.Por për ne, ishte politikë. Ne ua bëmë benë. Kuptohet, ne në shkallët e stadiumit. Ata në fushë. Ne uluri. Ata kokulur e bishtulur ikën. I rrahëm si :”Gomari në duhan”. Prandaj ajo ditë mbahet mënd . Zhdëpëm“Partizanin e Beogradit.

Aso kohe zgjerimi i bulevardit të madh. Kishte filluar. Mirëpo, palmat ishin gjithandej.

Ne ishim mesdhetarë. Dhe palmat ishin në shtëpinë e tyre. Këtu në këtë cep të Mesdheut. Edhe pse regjimi ishte socalist. Arkitektët e tyre. Kishin zgjedhur palmën si bimë dekoracioni. Kishin një farë vizioni. Duhet thënë ajo që është e mirë. Palmat në Vlorë zbukuronin këto mjedise: Skelë, Uji i Ftohtë, Varrezat e dëshmorëve, Kuzbaba, Sahati, rruga e re…

Disa të dhëna për Specien: Palma Feniks (Roebeleni i Phoenix), përgatitur nga: Albi Sulo. Kjo specie njihet populli si palma xhuxh, është një specie me origjinë nga palma në Azinë juglindore, më saktë nga Kina jugperëndimore (Provinca Junan), Laosi verior dhe Vietnami verior, (në Provincen Dien Bien, Provincën Ha Giang, Provinca Lang Son). Phoenix roebelenii është pemë me madhësi  relativisht të mesme, i ngadalshëm në rritje dhe me degë të holla me gjatësi deri 2-3 metra të gjata. Gjethet janë 60-120 cm të gjata, të stilit pendor, me rreth 100 fletushka të rregullta me një formë aeroplani të vetëm. Phoenix roebelenii, është një bimë popullore dekorativ në kopshte në zonat klimatike tropikale dhe subtropikale apo mesdhetare. Me një kërkesë të temperaturave mesatare prej 10-16° C. Në zonat e ftohta kjo peme është rritur nën xham (sera) ose si një houseplant. Phoenix roebelenii është një ndër palmat me rezistente ndaj dëmtuesve, është tolerant ndaj variacionit tokës, dhe është relativisht tolerantë ndaj  hatësirave . Bima rritet edhe ne zona me hije të pjesshme edhe ne zona me sasi në diell të plotë. Ultësira perëndimore dhe zonat bregdetare jugore ne Shqipëri janë zonat ku hasim me shpesh këtë lloj palme. Kjo vjen edhe si pasoje e klimës Mesdhetare që këto zona kanë. Kjo lloj palmë edhe në Shqipëri përdoret kryesisht për qëllime ornamentale ku mund të vërehet në shumë qytete si shëtitorja e Vlorës, FSHN, Pallati i Zogut në Durrës…

2. Shndërrimi. Nga”Bulevardi i palmave në bulevardin e rrapeve”. Vlonjatët në muhabetet e tyre të përditshme. E quajtën për herë të tretë:”Bulevardi i rrapeve”. Dy anët e bulevardit u mbollën me rrape në kohën e kryebashkiakut D.L .Çfarë krijon bima e rrapit? Kryesisht teshtima nga pushi i saj .Por në vjeshtë në kohën e rrëzimit të gjetheve. Gjethet e tharra mbesin mbi trotuarë. Për një shikim poeti. Ku ta gjeje bulevardin e palmave? Për estetikën e rrugës dhe dekorativen e saj! Nga halli bulevardi ka mbetur peng. Rrapi bënë hije. Por edhe ndotje të madhe. Dikur një bulevard i bukur me palma. Sot një bulevard me rrape. Dikur ishte një bulevard me portokaj. Dikur…eh or mik! Sot janë rrapet mbizotërues në këtë pjesë të bulevardit të qytetit. Ky është një qytet mesdhetar. Dhe palma shkon shumë në këto qytete. Gjithandej Mesdheut, palma shikon ngado. Mirëpo kostua e lartë solli që bulevardi të dekorohet me rrape. Kryebashkiakët ikën .Vjen një ditë. Dhe te ne mbetën rrapet. Ata erdhën, mbollën rrape. Pastaj ikën në hallë të tyre. Por rrapet i kemi këtu. I kemi për hije në zheg të verës. I kemi për alergji. Në kohën e pushëzimit.I kemi mbeturina në stinën e vjeshtës.Kështu e gjen  sot bulevardin tonë.Dhe ne kemi kontribuar me taksat tona.Por fatkeqësisht.Ky bulevard duhej dekoruar me palma.Kritikët ,çfarë nuk thanë. Por, në fund të fundit. Kush i pyeti? Ose: të pyeti njeri ty, o njeri i mirë? Kurrkush. Kështu ikën jetët tona. Të prindërve tanë. Kështu po ikën edhe jetët e pasardhësve. Si nuk bëmë një gjë për së mbari! Nëse vijon një xhiro në Lungomare. Palmat e larta krijojnë vërtet një dekoracion të bukur. Prandaj është qyteti i tyre dhe shtëpia e tyre, gjithsesi.

Dhe pak njohuri nga rrapi. Rrapi, ndonjë nga 10 llojet e gjinisë Platanus, e vetmja gjini e familjes Platanaceae. Këto pemë të mëdha janë vendase në Amerikën e Veriut, Evropën Lindore dhe Azinë dhe karakterizohen nga lëvorja e shkallëzuar; gjethe të mëdha, gjethe rënëse, zakonisht me lobe pëllëmbë dhe koka rruzullore lulesh dhe farash. Rrapët mbajnë lule të të dy gjinive në të njëjtën pemë, por në grupe të ndryshme. Rrapi i fikut ( Acer pseudoplatanus ), i quajtur shpesh rrapi i fikut, aeroplani ose aeroplani tallës, është i dallueshëm.

Te Rrapi amerikan , ose egjiku ( P. oçidentalis ), i njohur gjithashtu si butona, butona ose dru i bardhë, është më i larti, ndonjëherë duke arritur një lartësi prej më shumë se 50 m (160 këmbë). Vendas nga Evropa Juglindore në Indi, Rrafshi oriental ( P. orientalis ) arrin lartësinë 30 m (100 këmbë) me gjilpëra të mëdha, shpesh të shtrira—disa me rreth 10 m në perimetër (rreth 10 këmbë në diametër.