Njëri akuzohet se dhunoi psikologjikisht gruan, dy të rinj kundërshtuan policinë, 3 në pranga

13
Sigal

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre për dhunë psikologjike ndaj gruas dhe dy të rinj për kundërshtim të policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin P. B., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit E. G., 19 vjeç dhe K. A., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi kanë kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës, dy punonjës policie. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas dhe kontrollit të banesës së shtetasit E. G., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 mjete prerëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë.”, sqaron policia.