“I ka kapur telefonin, i pa video me të dashurën”, vëllai i Alma Arrazit tregon bisedën e fundit me të motrën

12
Sigal

Shkëlzen Bushati, vëllai i Alma Arrazit,  ku ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku 39-vjeçarja u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna së bashku me tre fëmijët e saj.

Ai ka treguar detaje sa i përket konflikteve mes çiftit, fundi i të cilave konkludoi në një tragjedi.

Ai u shpreh se për disa kohë Alma Arrazi u largua nga banesa, por u rikthye sërish tek bashkëshorti 31-vjeçar.

I vëllai tregoi se telefonatën e fundit me 39-vjeçaren e ka pasur një ditë para tragjedisë, por Alma nuk i kishte shprehur asnjë shqetësim.

Shkëlzen Bushati: Ka qenë data 1 që kam folur me të. Jo, e pyeta si je? Po nuk mu shpreh. E dinim që ai kishte lidhje, pati debatuar me të dhe erdhi tek ndejti ca kohë dhe me pas ai e mori në telefon dhe e kthyer. Lidhjen nuk e ndaloi, me këtë vajzën. Më ka thënë që kam dyshuar për një vajzë dhe më pas i pa përballë. I ka parë në makinë duke qëndruar bashkë, ka parë edhe videot.

Unë kam qenë larg dhe nuk i di gjërat mirë. Kanë të rreth 10-12 vite të martuar. E ka marrë me dashuri dhe kanë jetuar së bashku”, tha ai