Lezha, vatra e tretë e Covid / PD kërkon që pacientët e infektuar të trajtohen në spitalin rajonal

251
Sigal

Spitali rajonal i Lezhës duhet të hapet urgjent për të sëmurët me COVID. Kështu deklaroi ish-deputetja, Lindita Metaliaj, e cila theksoi se Lezha, vatra e tretë më e madhe, mbi 40 % e testeve, pozitivë.

Ajo theksoi se në këtë qytet po kryhen pak testime dhe se për këtë kërkohet që spitali rajonal të hapet për trajtimin e specializuar të banorëve të Lezhës për Covid-19.

“Këtë e vërtetojnë me se miri edhe të dhënat e fundit të marra nga ISHP, sipas së cilës nga e hëna deri te enjten janë bere 97 tampone dhe si rezultat i kësaj 39 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Pra, që do të thotë se në jemi në kufijtë e shifrës 40%. Pra, 40%e personave të cilët kanë bere tamponin rezultojnë pozitiv me Covid-19. Jemi në shifra shumë të ulëta të testimeve, çfarë do të thotë se do të ketë më pak gjurmim, me pak izolim. Dhe aq më vonë do të bëhet edhe trajtimi i duhur mjekësor për qytetarët e prekur me Covid-19. Keto janë shifra shqetësuese, tejet alarmante. Por i vetmi që nuk shqetësohet dhe as nuk alarmohet është Edi Rama”, tha Metaliaj.

Deklarata e plotë

Unë sot ndodhem pranë spitalit Rajonal të Lezhës, spital ky i cili ofron shërbim shëndetësor për banorët e tre bashkive; Bashkisë Lezhë, Bashkisë Kurbin, Bashkisë, Bashkisë Mirditë me përkatësisht 212 mijë banorë.

Ne këto momente që flasim, gjatë pandemise të cilën po përjetojmë, padyshim Lezha është një vatër e nxehtë e përhapjes së infeksionit. Ndaj ne sot renditemi të tretët në shkallë kombëtare për përhapjen e lartë të koronavirusit.

Këtë e vërtetojnë me se miri edhe të dhënat e fundit të marra nga ISHP, sipas së cilës nga e hëna deri te enjten janë bere 97 tampone dhe si rezultat i kësaj 39 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Pra, që do të thotë se në jemi në kufijtë e shifrës 40%. Pra, 40%e personave të cilët kanë bere tamponin rezultojnë pozitiv me Covid-19.

Jemi në shifra shumë të ulëta të testimeve, çfarë do të thotë se do të ketë më pak gjurmim, me pak izolim. Dhe aq më vonë do të bëhet edhe trajtimi i duhur mjekësor për qytetarët e prekur me Covid-19.

Keto janë shifra shqetësuese, tejet alarmante. Por i vetmi që nuk shqetësohet dhe as nuk alarmohet është Edi Rama.

Ndaj është e menjëhershme hapja urgjente e spitalit Rajonal të Lezhës për t’iu ardhur në shërbim dhe trajtimin e specializuar mjekësor banorëve të Lezhës, të cilët po dergjen në shtëpi apo po dergjen nëper autoambulanca në oborret e spitalit “Shefqet Ndroqi” apo të atyre Covid, duke pritur me orë dhe me ditë të tërë që një shtrat i vetëm të lirohet per te marre një shërbim të specializuar mjekësor.

Ndaj pikërisht nga spitali Rajonal i Lezhës unë dua t’i bej thirrje dhe një apel Edi Rames dhe ministres së Shëndetësisë, në emër të banorëve të Lezhës, banorëve të Kurbinit, banorëve të Mirditës dhe gjithashtu në emër të PD, e cila tashmë prej 29 shtatorit po e kërkon me ngulm hapjen e spitaleve rajonale.

Të hapet në mënyrë urgjente spitali Rajonal i Lezhës.
Të shtohen kapacitetet mjekësore.
Të shtohen ambientet hospitalizuese. Të shtohet stafi I specializuar mjekësor dhe infrastruktura e duhur sipas standardeve të OBSH-se.

Kjo është emergjente pasi sot jeta dhe shëndeti i banorëve të Lezhës është dhe duhet të jetë prioriteti numer një.

Por gjithashtu dua të gjej rastin, së fundmi, por jo nga rëndësia, të falënderoj nga zemra bluzat e bardha të spitalit Rajonal të Lezhës, mjekët, infermierët dhe gjithë stafin mjekësor për punën e palodhur, përkushtimin maksimal që kanë bere dhe vazhdojnë të bëjnë në këto ditë të vështira duke iu ardhur në ndihmë banorëve të Lezhës, shpeshherë duke rrezikuar jetën e tyre për tu sjellë trajtimin e duhur dhe të specializuar mjekësor.

Padyshim që bluzat e bardha dhe banorët e Lezhës meritojnë më shumë. Ata nuk meritojnë këtë qeveri të papërgjegjshme e cila ka treguar dhe vazhdon të tregojë që ka dështuar në menaxhimin e pandemise. Këta dhe të gjithë ne se bashku meritojmë një qeveri të përgjegjshme, një qeveri, që ka si prioritet numër një jetën dhe shëndetin e banorëve të Lezhës dhe të mbarë Shqipërisë!