Shembet kanali vaditës, mbetet prej tre orësh i bllokuar aksi Elbasan-Cërrik

Sipas informacioneve paraprake, për shkak të dëmtimit të kanalit, uji ka shpërthyer dhe ka marrë me vete një sasi të madhe dheu nga kodrat përreth, duke bllokuar kështu qarkullimin e makinave në këtë segment.

Aksi rrugor Cërrik-Elbasan ka mbetur i bllokuar prej tri orësh, për shkak të shembjes së një kanali vaditës me një gjatësi prej 20 metra linear. Sipas informacioneve paraprake, për shkak të dëmtimit të kanalit, uji ka shpërthyer dhe ka marrë me vete një sasi të madhe dheu nga kodrat përreth, duke bllokuar kështu qarkullimin e makinave në këtë segment.

Sigal

Deri më tani, qarkullimi i automjeteve vijon të jetë i ndërprerë në zonën e prekur, ndërsa situata shfaqet problematike për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Sakaq, mbetet ende e paqartë nëse shembja e kanalit ka ndodhur për shkak të amortizimit të strukturës apo lidhjet me faktorë të tjerë.