Merr fund aventura e dy të rinjve! Tentuan të grabisin një banesë, ndalohen nga policia

452
Sigal

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër pasi tentuan të grabisin një banesë. Të ndaluar janë shtetasit R. D, 23 vjeç banues në Vlorë dhe K. LL, 23 vjeç, banues në Fushë-Milot Kurbin.

‘Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi i shtetasve: R. D., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe K. Ll., 23 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin.

Arrestimi i tyre u bë, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit B. G., në fshatin Berdicë.

Vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas, si dhe për identifikimin e bashkautorëve të mundshëm.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.