Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka reguar lidhur me statistikat që tregojnë rënies e të rinjve të punësuar . Mziu shprehet se më pak punë për të rinjtë do të thotë më shumë emigrim.
Mziu: Alarm për të ardhmen e Shqipërisë! Treguesit e punësimit për të rinjtë po përkeqësohen nga viti në vit. Shkalla e punësimit për të rinjtë ka rënë në 42.8%, ndërsa papunësia ka arritur në 16.9%, më shumë se dyfishi i grupmoshës 30-64 vjeç. Kjo është pasqyra e një qeverisjeje që për 14 vite ka dështuar të krijojë mundësi reale për brezin e ri. Të rinjtë po largohen masivisht nga vendi, ndërsa ekonomia po mbështetet gjithnjë e më shumë te shërbimet dhe ndërtimi, duke lënë pas prodhimin, bujqësinë dhe industrinë.Më pak punë për të rinjtë. Më shumë emigracion. Më pak shpresë për të ardhmen.Kur të rinjtë nuk gjejnë punë në vendin e tyre, nuk është dështim i tyre, por dështim i politikave të qeverisë. Shqipëria nuk mund të ketë të ardhme kur humbet çdo ditë kapitalin e saj më të çmuar: rininë.Të rinjtë meritojnë punë, perspektivë dhe mundësi, jo premtime boshe dhe statistika propagandistikeGjithashtu deputeti nuk ka pa përmendur edhe protestën qytetare ku u shpreh se kolazhi i pankartave të ditës së 11-të të protestës, tregon se pakënaqësia e ndaj qeverisë sa vjen e rritet.Kolazhi i pankartave të ditës së 11-të të protestës!Mesazhi i qytetarëve bëhet çdo ditë e më i qartë: Pakënaqësia ndaj qeverisë rritet, ndërsa kërkesa për përgjegjësi dhe ndryshim vazhdon të jehojë në rrugët e vendit.


















