Kampionati i 23-të Botëror i Futbollit, 11 qershor-19 korrik
ANALIZË/ Finalen e këtij eventi, specialisti i futbollit Eduard Zhupa, e parashikon mes dy skuadrave europiane. Mendon përballje “Gjelat” -“Tre Luanët”
Nga Agron KAJA

Botërori ka filluar ti numërojë ditët mbrapsht, e ndjeni këtë hapësirë të shkurtër deri në mbyllje?
Me ritmikën e tij, ky Botëror duket sikur po mbaron shpejt, edhe për faktin e orarit të papërshtashëm me Europën. Por ka ende edhe pak kohë për ta menduar këtë, sepse me mbylljen e turit të 1/8-ve do duket më shumë kjo distancë.
Cila nga skuadrat e eliminuara në fazën e 1/16-ve e meritonte kualifikimin për në fazën e 1/8-ve?
Ndoshta Holanda ishte skuadra e cila mendohej se do shkonte shumë larg në këtë Botëror. Ndërsa për të tjerat, them se e kanë merituar kualifikimin. Këtu dua të ndalem te Kepi i Gjelbër, i cili tregoi performancë për të kaluar në turin tjetër.
Janë duke u luajtur ndeshjet e fazës së 1/8-ve, si i përshkruani ato të luajtura deri tani?
Të gjitha kanë qënë ndeshje interesante. Por Franca ka nivel më të lartë, ndërsa Paraguaji ishte agresiv në lojë e sjellje, jashtë rregullores. Brazili e humbi shancin që te penalltia, ndërsa Norvegjia ishte më lart në qarrkullimin e topit.
Për ndeshjet e mbetura në këtë fazë të 1/8-ve, ku mendoni se mund të kemi ndonjë surprizë?
Edhe fitorja e Anglisë tregoi se të gjitha ndeshjet e mbetura do të jenë interesante. Në këtë kampionat po fitohet edhe në shtesa, apo edhe me penallti, ndaj nuk ka gjë të përcaktuar. Duket sikur të gjitha skuadrat janë favorite, por do ketë surpriza.
Po e veçanta më evidente gjatë ndeshjeve që janë luajtur deri tani në fazën e 1/8-ve, cila ka qënë?
Të veçanta mund të nxjerrësh shumë, por në kënndvështrimin teknik, unë shikoj nivelin e lartë në emelmentin tekniko-taktik. Njëherësh, ka edhe skuadra që sulmin e kanë si armën më tëq mirë dhe kanë luftuar fort në luftën në ajër.
Nëse mundeni, ju e veçoni ndonjë ndeshje për ta vendosur në “vitrinën” e këtij botërori?
Mes 92 ndeshjeve ka disa për tu veçuar. Por duke u ndalur deri në këtë fazë (1/8), them se ndeshja me më shumë emocione ka qënë Argjentinë-Kepi Gjelbër 3-2. Për pjesën tekniko-taktike si funksionoi futbolli modern, veçoj Holandë-Marok 1-1.
Në këndvështrimin tuaj, cilat skuadra mendoni se mund të jenë finaliste të këtin botërori?
Me panoramën që ka kanë dhënë ndeshjet e luajtura deri në këtë periudhë, unë do të dëshiroja një finale Francë-Angli. Vetëm Argjentina mund ta thyejë këtë përballje, që gjithsesi, ditën e martë do ta shohim pasi të luajë me Egjiptin.
Në këtë kampionat Botëror, ju për cilën skuadër bën tifo, apo jeni për cilëndo që do ta meritojë?
Unë tifoz jam me italianët dhe e kam ndjerrë boshllëkun që ka lënë ajo në këto ndeshje të Botërorit. Por në këtë Botëror po më pëlqen shumë Franca, si një skuadër që po luan mirë në të gjithë treguesit, madje edhe me një nivel të lartë.
Haland vendos rekord me 7 golat e tij
Me dy golat e shënuar kundër Brazilit, Haland e kaloi Norvegjinë në çerekfinalet e Botërorit. Njëherësh, ai e çoi në 7 numrin e golave të shënuar, duke barazuar Mbape dhe Mesin në kreun e klasifikimit të golashënuesve më të mirë. Por regjistroi rekord i ri për Botërorët, pasi asnjëherë më parë nuk ka pasur 3 lojtarë njëkohësisht me 7 apo më shumë gola në të njëjtin Botëror.

Rekordi i Mesit
Leo Mesi ka shënuar rekord historik të golave në Botërorë. Goli me Kepin e Gjelbër e kaloi në kuotën rekord të 20 golave.
Grupi A
Skuadrat Nd P
Meksikë 3 9
Afrika e Jugut 3 4
Kore Jugut 3 3
Çeki 3 1
Ndeshjet në Grup
E enjte, 11 qershor 2026
Meksikë-Afrika J 2-0
E premte, 12 qershor 2026
Kore Jugut-Çeki 2-1
E enjte, 18 qershor 2026
Çeki-Afrika Jugut 1-1
E premte, 19 qershor 2026
Meksikë-Korea Jugut 1-0
E enjte, 25 qershor 2026
Çeki-Meksikë 0-3
Afrika J-Korea J 1-0
Grupi B
Skuadrat Nd P
Zvicër 3 7
Kanada 3 4
Bosnje H 3 4
Katar 3 1
Ndeshjet në Grup
E premte, 12 qershor 2026
Kanada-Bosnje H 1-1
E shtunë, 13 qershor 2026
Katar-Zvicër 1-1
E enjte, 18 qershor 2026
Zvicër-Bosnje H 4-1
E premte, 19 qershor 2026
Kanada-Katar 6-0
E mërkurë, 24 qershor 2026
Bosnje H-Katar 3-1
Zvicër-Kanada 2-1
Grupi C
Skuadrat Nd P
Brazil 3 7
Marok 3 7
Skoci 3 3
Haiti 3 0
Ndeshjet në Grup
E dielë, 14 qershor 2026
Brazil-Marok 1-1
Haiti-Skoci 0-1
E shtunë, 20 qershor 2026
Skoci-Marok 0-1
Brazil-Haiti 3-0
E enjte, 25 qershor 2026
Marok-Haiti 4-2
Skoci-Brazil 0-3
Grupi D
Skuadrat Nd P
SH B A 3 6
Australi 3 4
Paraguaj 3 4
Turqi 3 3
Ndeshjet në Grup
E shtunë, 13 qershor 2026
SHBA-Paraguaj 4-1
E dielë, 14 qershor 2026
Australi-Turqi 2-0
E premte, 19 qershor 2026
SHBA-Australi 3-0
E shtunë, 20 qershor 2026
Turqi-Paraguaj 0-1
E premte, 26 qershor 2026
Paraguaj-Australi 0-0
Turqi-SHBA 3-2
Grupi E
Skuadrat Nd P
Gjermani 3 6
Bregu Fildishtë 3 6
Ekuador 3 4
Kuraçao 3 1
Ndeshjet në Grup
E dielë, 14 qershor 2026
Gjermani-Kuraçao 7-1
E hënë, 15 qershor 2026
Bregu F-Ekuador 1-0
E shtunë, 20 qershor 2026
Gjermani-Bregu F 2-1
E dielë, 21 qershor 2026
Ekuador-Kuraçao 0-0
E enjte, 25 qershor 2026
Kuraçao-Bregu F 0-2
Ekuador-Gjermani 2-1
Grupi F
Skuadrat Nd P
Holandë 3 7
Japoni 3 5
Suedi 3 4
Tunizi 3 0
Ndeshjet në Grup
E dielë, 14 qershor 2026
Holandë-Japoni 2-2
E hënë, 15 qershor 2026
Suedi-Tunizi 5-1
E shtunë, 20 qershor 2026
Holandë-Suedi 5-1
E dielë, 21 qershor 2026
Tunizi-Japoni 0-4
E premte, 26 qershor 2026
Japoni-Suedi 1-1
Tunizi-Holandë 1-3
Grupi G
Skuadrat Nd P
Belgjikë 3 5
Egjipt 3 5
Iran 3 3
Zelanda e Re 3 1
Ndeshjet në Grup
E hënë, 15 qershor 2026
Belgjikë-Egjipt 1-1
E martë, 16 qershor 2026
Iran-Zelanda Re 2-2
E dielë, 21 qershor 2026
Belgjikë-Iran 0-0
E hënë, 22 qershor 2026
Zelenda Re-Egjipt 1-3
E shtunë, 27 qershor 2026
Egjipt-Iran 1-1
Zelandë R-Belgjikë 1-5
Faza çerekfinale
E enjte, 9 korrik 2026
Francë-Marok 22:00 (A)
E premte, 10 korrik 2026
Fituesi e-Fituesi f 21:00 (B)
E shtunë, 11 korrik 2026
Fituesi c-Fituesi d 23:00 (C)
E dielë, 12 korrik 2026
Fituesi g-Fituesi h 03:00 (D)
Ndeshjet luhen me një takim
Asnjë karton për Paraguajin në Kupën e Botës
Ndeshja në fazën e 1/8 mes Paraguajit e Francës 0-1, u luajt në kushte të ashpra loje nga lojtarët paraguajanë, por nuk ndëshkuan në asnjë rast nga arbitri. Në gati 100 minuta lojë u dhanë vetëm 3 kartonë të verdhë për lojtarët francezë, ndërsa lojtarët e Paraguait u lanë të “lirë” nga kryesori. Kështu, që nga viti 1998, kjo është hera e parë që ata nuk ndëshkohen me karton në një ndeshje të Botërorit.
Faza gjysmëfinale
E martë, 14 korrik 2026
Fituesi A-Fituesi B 21:00 (1)
E mërkurë, 15 korrik 2026
FituesiC-FituesiD 21:00 (2)
Vëndi i tretë
E shtunë, 18 korrik 2026
Humbës1-Humbës2 23:00
Finalja
E dielë, 19 korrik 2026
Fituesi 1-Fituesi 2 21:00

SHIFRA&FAKTE/ Në 92 sfidat e luajtura janë evidentuar disa golashënues, tre janë protagonistët
Mbape, Mesi dhe Haland, garë “VIP” për “Këpuca e Artë”
Në 92 ndeshjet që janë luajtur deri tani, nga grupet në turin e 1/8-ve, mund të veçohet fakti se janë disa emra futbollistësh që kanë spikatur, si me formën e tyre të mirë, ashtu edhe me numrin e golave të shënuar. Të gjitha skuadrat që marrin pjesë në turin e 1/8 e finaleve, kanë luajtur nga 5 ndeshje ku edhe goleadorët kanë shënuar emrin e tyre në listën e golashënuesve të këtij turneu të futbollit botëror. Duke qënë se ditën e martë në mbrëmje mbyllet sfida e fundit e turit 1/8, duhet thënë se deri tani Kilian Mbape i Francës, Lionel Mesi i Argjentinës dhe Herling Haland i Norvegjisë, sikur po “trokasin” në trofeun individual “Këpuca e Artë e Botërorit 2026”. Duke i analizuar seicilin veç e veç për golat që kanë shënuar, argjentinasi ka një avantazh të lehtë, pasi ndeshjet e tij luhen pas francezit e norvegjezit. Gjithsesi, në ndeshjet në Grupin I, Mbappe shënoi 2 gola në sfidën e parë me Senegalin, të cilën e fituan 3-1. Dygolësh edhe në fitoren 3-0 me Irakun, ndërsa ndaj Norvegjisë u tregua altruist ndaj golave të Dembele. Një dygolësh ai shënoi edhe në sfidën e 1/16 ndaj Norvegjisë, ndërsa vulosi rezultatin 0-1 ndaj Paraguajit, njëherësh edhe golin e 7-të. Ndërkohë që Lionel Messi, në ndeshjet që Argjentina luajti në Grupn J, ndaj Algjerisë shënoi 3 golat e fitores 3-0, ndaj Austrisë humbi penallti dhe shënoi 2 gola, më pas shënoi 1 gol ndaj Jordanisë në fitoren 1-3, ndërsa goli i 7-të u shënua ndaj Bregut të Gjelbër në fitoren 3-2. Pra, pa nënvleftësuar edhe Haland të Norvegjisë po me 7 gola, dhe Herri Kein të Anglisë me 6 gola të shënuar e gjashtë të tjerë me nga 4 gola, ky është “dueli” për “Këpuca e Artë” e Botërorit 2026. Do presim deri në fund se cili do ta fitojë këtë trofe individual në këtë Botëror. Gara për “Top Scores” vazhdon.

92 Ndeshje
Deri në mbrëmjen e djeshme janë luajtur 92 ndeshje të Botërorit
268 gola
Deri në mrëmjen e djeshme janë shënuar 258 gola në Botëror
Grupi H
Skuadrat Nd P
Spanjë 3 7
Kepi Gjelbër 3 3
Uruguaj 3 2
Arabia Saudite 3 2
Ndeshjet në Grup
E hënë, 15 qershor 2026
Spanjë-Kepi Gjelbër 0-0
E martë, 16 qershor 2026
Arabia Saudite-Uruguaj 1-1
E dielë, 21 qershor 2026
Spanjë-Arabia Saudite 4-0
E hënë, 22 qershor 2026
Uruguaj-Kepi Gj 2-2
E shtunë, 27 qershor 2026
Kepi Gj-Arabia S 0-0
Uruguaj-Spanjë 0-1
Grupi I
Skuadrat Nd P
Francë 3 9
Norvegji 3 6
Senegal 3 3
Irak 3 0
Ndeshjet në Grup
E martë, 16 qershor 2026
Francë-Senegal 3-1
E mërkurë, 17 qershor 2026
Irak-Norvegji 1-4
E hënë, 22 qershor 2026
Francë-Irak 3-0
E martë, 23 qershor 2026
Norvegji-Senegal 3-2
E premte, 26 qershor 2026
Norvegji-Francë 1-4
Senegal-Irak 5-0
Grupi J
Skuadrat Nd P
Argjentinë 3 9
Austri 3 4
Algjeri 3 4
Jordani 3 0
Ndeshjet në Grup
E mërkurë, 17 qershor 2026
Argjentinë-Algjeri 3-0
Austri-Jordani 3-1
E hënë, 22 qershor 2026
Argjentinë-Austri 2-0
E martë, 23 qershor 2026
Jordani-Algjeri 1-2
E dielë, 28 qershor 2026
Algjeri-Austri 3-3
Jordani-Argjentinë 1-3
Grupi K
Skuadrat Nd P
Kolombi 3 7
Portugali 3 5
RD Kongo 3 4
Uzbekistan 3 0
Ndeshjet në Grup
E mërkurë, 17 qershor 2026
Portugali-RD Kongo 1-1
E enjte, 18 qershor 2026
Uzbekistan-Kolumbi 1-3
E martë, 23 qershor 2026
Portugali-Uzbekisistan 5-0
E mërkurë, 24 qershor 2026
Kolumbi-Kongo 1-0
E dielë, 28 qershor 2026
Kolumbi-Portugali 0-0
Kongo-Uzbekistan 3-1
Grupi L
Skuadrat Nd P
Angli 3 7
Kroaci 3 6
Gana 3 4
Panama 3 0
Ndeshjet në Grup
E mërkurë, 17 qershor 2026
Angli-Kroaci 4-2
E enjte, 18 qershor 2026
Gana-Panama 1-0
E martë, 23 qershor 2026
Angli-Ganë 0-0
E mërkurë, 24 qershor 2026
Panama-Kroaci 0-1
E shtunë, 27 qershor 2026
Kroaci-Ganë 2-1
Panama-Angli 0-2
Faza 1/16 e Finaleve
E dielë, 28 qershor 2026
Afrika J-Kanada 0-1 (1)
E hënë, 29 qershor 2026
Brazil-Japoni 2-1 (2)
Gjermani-Paraguaj 1-1 (3)
3-4 me penallti Paraguaji
E martë, 30 qershor 2026
Holandë-Marok 1-1 (4)
3-2 me penallti Maroku
Bregu F-Norvegji 1-2 (5)
Francë-Suedi 3-0 (6)
E mërkurë, 1 korrik 2026
Meksikë-Ekuador 2-0 (7)
Angli-RD Kongo 2-1 (8)
Belgjikë-Senegal 3-2 (9)
E enjte, 2 korrik 2026
SHBA-Bosnje H 2-0 (10)
Spanjë-Austri 3-0 (11)
E premte, 3 korrik 2026
Portugali-Kroaci 2-1 (12)
Zvicër-Algjeri 2-0 (13)
Australi-Egjipt 1-1 (14)
2-4 me penallti Egjipti
E shtunë, 4 korrik 2026
Argjentin-Kepi Gj 3-2 (15)
Kolumbi-Ganë 1-0 (16)
Faza 1/8 e Finaleve
E shtunë, 4 korrik 2026
Kanada-Marok 2-0 (a)
Paraguaj-Francë 0-1 (b)
E dielë, 5 korrik 2026
Brazil-Norvegji 1-2 (c)
E hënë, 6 korrik 2026
Meksikë-Angli 2-3 (d)
Portugali-Spanjë 21:00 (e)
E martë, 7 korrik 2026
SHBA-Belgjikë 02:00 (f)
Argjentinë-Egjipt 18:00 (g)
Zvicër-Kolumbi 22:00 (h)




















